“Falënderoj kryeministren për ftesën dhe për pritjen shumë miqësore që na ka rezervuar dhe po ashtu gatishmërinë që ka shprehur për të na ndihmuar në fushat ku Polonia e rilindur pas diktaturës komuniste dhe tani është e integruar, ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm. Kryeministrja preku turizmin si një nga pikat më domethënëse. Shfrytëzoj mundësinë për të ndarë me opinionin publik polak që Shqipërinë e kanë vizituar 74% më shumë polakë se vitin e kaluar. Mund të marrim në konsideratë që të vendosim një linjë direkte, e cila do të sillte përfitueshmëri të lartë mes dy vendeve.
Mirënjohës Polonisë për mbështetjen për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Besoj që kryeministrja do të jetë një mbështetëse e madhe e Shqipërisë në hapjen e negociatave në 6 mujorin e ardhshëm. Jemi të vendosur që të zhvillojmë më tutje këto marrëdhënie. Jemi edhe partnerë në aleancën e NATO-s dhe në këtë shumë kemi shumë për të mësuar nga shembulli i Polonisë”, deklaroi Rama.
Ndërsa Beata Szydlo u shpreh se beson se KE do të marrë në konsideratë dhe do të njohë arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit për të hapur negociatat. Ajo theksoi se Polonia është në krah të Shqipërisë, ndërsa mes dy vendeve do të rritet bashkëpunimi.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO








