Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi zhvilloi sot një takim me delegacionin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë dhe të Senatit të Francës, të kryesuar nga kryetari i tij, Senatori Rachel Mazuir.
Ai u shpreh se “Ne jemi te bindur se integrimin e Shqipërisë në BE është një aspiratë e të gjithë shqiptarëve. Grupi i Miqësisë po punon dhe po lobohet që Franca, si pjesë e gjerdanit themelues të BE-së, të ndryshojë e përmirësojë imazhin për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke nxjerrë në pah vlerat e vërteta të spikatura të popullit shqiptar. Ne synojmë dhe po kontribuojmë që vlerësimet e institucioneve franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët të bazohen dhe të reflektojnë vlerësimet reale reciproke të të dy popujve tanë për njeri-tjetrin”.
Gramoz Ruçi informoi senatorët francezë mbi ecurinë e plotësimit nga Shqipëria të rekomandimeve të Këshillit Europian për hapjen e negociatave, sipas pesë prioriteteve kyçe, duke u ndalur edhe në plotësimin e objektivave e masave të Planit të Veprimit të Kuvendit për hapjen e negociatave.
Ai nënvizoi se “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është një problem më shumë, por një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian, sidomos në kushtet kur rajoni ynë po kërcënohet nga forca me tendencë antieuropiane.
Të gjithë duhet të punojmë që keqkuptimet e politikanëve francezë për Shqipërinë të eliminohen sepse ato nuk u përgjigjen vlerësimeve reciproke që të dy popujt tanë kanë për njeri-tjetrin. Franca ka qenë dhe është për shqiptarët një ndër vendet më të dashura e më të respektuara të Bashkimit Europian. Populli shqiptar ka një adhurim të veçantë për popullin francez dhe meriton të njëjtin respekt" tha ai.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8040
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21
-
VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite
24 Nëntor, 21:13
-
Rusia shkarkon komandantin e lartë për deklarata të rreme lidhur me luftën në Ukrainë
24 Nëntor, 21:07
-
Itali/ Shiste kokainë dhe hashash afër shkollave të Milanos, arrestohet 20-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen drogë dhe euro cash
24 Nëntor, 21:06
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor, 20:33
-
GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën
24 Nëntor, 20:32
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje
24 Nëntor, 20:13