Ambasadorët e SHBA dhe të BE në Tiranë ditën e enjte kanë zhvilluar takime me kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD, Basha në përpjekje për të bindur palët për të arritur një marrëveshje.
Donald Lu zhvilloi dy takime me kryeministrin Edi Rama. Takimi i parë mes Lu dhe Ramës u zhvillua këtë të enjte paradite në Kryeministri, ndërsa i dyti në orën 15:00 në të njëjtin vend, ndërsa tryezës iu bashkua edhe ambasadorja e BE, Vlahutin.
Në fokus të takimeve mësohet se është situata politike që po kalon vendi, pasi negociatat tre orëshe një ditë më parë mes Ramës dhe Bashës nuk prodhuan asnjë rezultat.
Kjo është hera e parë që ambasadori i SHBA zhvillon dy takime brenda ditës me kryeministrin duke treguar edhe përpjekjet maksimale të Donald Lu për zgjidhjen e ngërçit.
Basha takon ambasadorët e BE, shmang VlahutinNdërkohë, kryetari i PD, Lulzim Basha thirri në një takim në selinë blu për rreth 90 minuta ambasadorët e vendeve të BE në vendin tonë.
Në takim mungoi ambasadorja e BE Romana Vlahutin, pasi Basha ka preferuar që të informojë vetë përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri.
Kjo nuk është hera e parë që Basha shmang Vlahutin, ndërsa ditët e fundit nuk kanë munguar edhe sulmet ndaj ambasadores së BE nga selia blu.
Në fokus të takimit me ambasadorët e BE ishte ngërçi politik dhe gjetja e rrugëzgjidhjeve për daljen nga kjo situatë.
Redaksia Online
l.q/dy.bShqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
46.9%
-
Jo
44.9%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 98
Lajme të tjera
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD pikiatë me rreth 25%! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35
-
Sondazhi në Report Tv/ 52% e të pyeturve vlerësojnë pozitivisht Ballkanin e Hapur! Vetëm 6% thonë se favorizon Serbinë
29 Mars, 22:31
-
S’ka surpriza! 74% e shqiptarëve duan krijimin e një shteti të përbashkët Shqipëri-Kosovë
29 Mars, 22:30