Negociatat, Luigi Di Maio: Vonesat për Tiranën dhe Shkupin, të pajustifikueshme! Lënia e Ballkanit Perëndimor jashtë BE, do të ishte gabim historik
Ministri i jashtëm italian, Luigi di Magio
Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ka dalë edhe njëherë në mbështetje të hapjes së negociatave të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku tha se kjo çështje është në qendër të vëmendjes së Italisë.
Në një intervistë për të përditshme italiane " Il Piccolo", i pyetur nëse do të ketë lajme të mira për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Di Maio u shpreh se një vit pas vendimit për të hapur negociatat, vonesat e mëtejshme do të ishin të papranueshme.
"Një viti nga vendimi për të hapur negociatat me Shkupin dhe Tiranën, vonesat e mëtejshme nuk janë të pranueshme. Në Bruksel javën e kaluar theksova se besueshmëria e të gjithë procesit të zgjerimit rrezikon të dëmtohet nëse nuk do të duhet ta zhbllokojmë këtë vendim dhe do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur derisa të arrihet ky rezultat", tha ai.
Sipas Di Maio, BE rrezikon të përballet me një rrezik serioz të humbjes së besueshmërisë në Ballkan, për shkak të vonesave në zgjerim. Lënien e vendeve të Ballkanit Perëndimor jashtë BE, Di Maio e konisderoi "një gabim me rëndësi historike që do të favorizonte palët e treta".
“Lënia e këtyre vendeve jashtë BE-së do të ishte një gabim me rëndësi historike, një miopi e pajustifikuar politike që do të favorizonte palët e treta jo domosdoshmërish të interesuara në integrimin e plotë të rajonit në Bashkimin Europian ", theksoi Ministri i Jashtëm italian.
I pyetur se në cilin vit vendet e rajonit do të jenë në gjendje të bëhen anëtare të BE-së, Di Maio tha s enuk merret me parashikime, por shtoi se sa më shpejt të arrihet ky qëllim, aq më mirë do të jetë.
"Unë nuk merrem me parashikime, por thjesht them se sa më shpejt ta arrijmë këtë qëllim aq më mirë do të jetë për të gjithë ne Evropianët. Sot kemi të rinj në rajon që po bërtasin për të qenë në gjendje të hyjnë në Evropë të cilëve duhet t'u përgjigjemi pozitivisht", shtoi ai.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.5%
-
Pak
83.7%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Flamurin e Shqipërisë në Bruksel duhet ta ngrejnë së bashku, dy realitetet e moderuara të të Majtës dhe të Djathtës!
28 Mars, 18:24
-
Kryeministrja italiane: Jam dakord me deklaratën e zv.presidentit amerikan, Europa është pak e humbur
28 Mars, 11:37
-
Nga 1 prilli ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në Bashkimin Europian
28 Mars, 08:21
-
Putin sugjeron administrim të përkohshëm ndërkombëtar të Ukrainës, si rrugë për t'i dhënë fund luftës! Të jetë nën kujdesin e OKB, SHBA dhe BE
28 Mars, 08:14
-
Spahiu: Partitë e reja kanë përgjegjësi historike që nuk u bashkuan si Pol i Tretë! Hyrja në BE varet nga konjukturat gjeopolitike
27 Mars, 22:19
-
Evropa përballet me krizën e strehimit, BE bën thirrje për masa
27 Mars, 21:32
-
BE sfidon Trumpin për tarifat doganore/ Unioni reagon pas vendimit të presidentit SHBA për makinat: Do të ketë një përgjigje të fortë
27 Mars, 20:27
-
Itali/ Zbardhet EMRI i shqiptarit të arrestuar për vrasjen e rumunit më 2020! I dënuar me rreth 23 vite burg, shkak pazaret e drogës! E goditi 30 herë me thikë pas shpine
27 Mars, 16:00
-
BE: Në këtë fazë s’ka para-financim për Kosovën dhe Serbinë nga Plani i Rritjes, Shqipërisë iu ndanë 64.5 milionë euro
27 Mars, 15:36
-
Itali/ Vrau pronarin e tabakinos me kaçavidë në grabitje, arrestohet pas një viti shqiptari! Përgjimet, gjurma e ADN dhe filmimet e ‘tradhtojnë’, ja çfarë i tha gruas (EMRI)
27 Mars, 14:36
-
Osmani i kërkon BE-së heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës
27 Mars, 14:13
-
I tërhoqi flokët gazetares që po e pyeste, ish-kryeministri italian kërkon ndjesë: Bëra gabim! Kjo histori më jep mundësinë për një reflektim
27 Mars, 12:39