Negociatat me BE-në, 7 deputetë
kërkojnë interperlancë me Ramën

Negociatat me BE-në, 7 deputetë<br />kërkojnë interperlancë me Ramën
Kryeministri Edi Rama është thirrur në një interpelancë urgjente në Kuvend seancën e të enjtes, për çështjen e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Në një kërkesë dërguar kreut të Kuvendit Ilir Meta, deputetët, Mimoza Hafizi, Dashamir Shehi, Astrit Patozi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Ben Blushi shprehin shqetësimin për shtyrje me afate të panjohuar të çeljes së negociatave për anëtarësim.

Para pak ditësh, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian nuk vendosi asnjë datë për hapjen e këtyre negociatave, për shkak të mospërmbushjes së pesë kritereve të përcaktuara në të gjitha dokumentet lidhur me vendin tonë. Ne jemi të shqetësuar se çështja e integrimit po shtyhet në afate të panjohura, duke krijuar mungesë shprese, pasiguri e cënim të imazhit të Shqipërisë. Hapja e negociatave me BE është çështje prioritare e politikës sonë, prandaj ne kërkojmë interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit lidhur me veprimtarinë e tij e të qeverisë në këtë proces”, thuhet në kërkesën e shtatë deputetëve. 

Do të jetë ish deputeti socialist, Ben Blushi, ai që do të kryesojë interpelancën me kryeministrin Edi Rama seancën e të enjtes. 
interpelanca
(Kërkesa e deputetëve për interpelancë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt