Negociatat me Greqinë, Maqedonia
ndryshon edhe emrin e aeroportit

Negociatat me Greqinë, Maqedonia<br />ndryshon edhe emrin e aeroportit<br>
Në seancën e fundit, qeveria miratoi vendimin për riemërtimin e aeroportit “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”. Po ashtu është marrë vendim që edhe autostrada që mbante të njëjtin emër si aeroporti, të quhet “Miqësia”, ashtu siç edhe kishte deklaruar vetë kryeministri Zaev, pas takimit me homologun e tij grek Akelsis Cipras.

“Sot sollëm vendimin që autostrada që na lidh nga kufiri verior me atë jugor ta riemërtojmë si “Autostrada Miqësia” por gjithashtu sollëm vendim që emri i aeroportit ndërkombëtarë të quhet “Aeroporti Ndërkombëtarë Shkupi” deklaroi Zoran Zaev, shkruan Alsat.

Por ende mbetet e paqartë çështja e emrit të shtetit të Maqedonisë. Për këtë ka reaguar edhe shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, i cili i porositi autoritetet në Shkup që publikisht të tregojnë se çfarë qëndrimi kanë për emrin e përbërë dhe të përgatisin opinionin publik, ashtu siç po bën Greqia. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Shkatërrimi bregdetit, filloi në 2006 kur “Fshatrat turistik” u shitën si apartamente

Spahiu: Shkatërrimi bregdetit, filloi në 2006 kur “Fshatrat turistik” u shitën si apartamente