Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas përgjigjes së Ramës për PDIU dhe LSI lidhur me ecurinë e negociatave Bushati-Kotzias. “Ky kryeministri, qe rri pa te mbathura po flet dhe per poture. Patriotizma e tij e leqendisur, e shitur dhe e blere,qelbet ere parash te pista. Erotizmi i tij politik kuterbon ere orientalizëm” thotë Vasili në Facebook.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh më herët se Rama mashtroi çamët, ndërsa PDIU kërkoi sqarime se çfarë është diskutuar në tryezën e negociatave. PDIU thumbonte qeverinë duke i kujtuar se ky vit do jetë i Skënderbeut apo Hamzait. Rama i drejtohet LSI-së si partiotë me çizme dhe çamëristë të sapongjizur për PDIU-në.  

d.b/shqiptarja.com