Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të takohet në Uashington me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, në kuadër të tensioneve të vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi në një komunikatë se takimi është parashikuar të zhvillohet në orën 14:00 (20:00 me orën shqiptare).
Sheikh Mohammed u takua me Trump në kryeqytetin amerikan në fillim të këtij muaji, kur presidenti deklaroi se lufta mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit ishte “praktikisht e përfunduar”.
Katari po ndërmjetëson aktivisht mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t'i dhënë fund konfliktit, i cili nisi në fund të muajit shkurt.
Sipas mediave izraelite, kryeministri Benjamin Netanyahu, po ushtron presion ndaj presidentit amerikan Donald Trump që të sulmojë Iranin “sa më shpejt të jetë e mundur”. Por Trump ende nuk ka marrë një vendim dhe heziton ta bëjë këtë.
Ndërkohë, televizioni izraelit Channel 12 raportoi të dielën se zyrtarë të lartë të mbrojtjes paralajmëruan Netanyahun javën e kaluar se një sulm izraelit ndaj Iranit mund të shkaktojë një konflikt më të gjerë rajonal, që do të përfshinte Libanin, Sirinë dhe Gazën.
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa'ar, ka dënuar si rrallëherë dhunën e kolonëve, pas zjarreve të mbrëmjes së djeshme, të cilat shënjestruan disa qytete palestineze pranë Ramallahut, në Bregun Perëndimor.
“Dënoj aktet e vandalizmit të kryera në disa fshatra të Judesë dhe Samarisë nga një grusht ekstremistësh. Këto sulme janë në kundërshtim me vlerat tona dhe nuk përfaqësojnë qytetarët që respektojnë ligjin në Jude dhe Samari”, deklaroi ai. “Autoritetet izraelite janë plotësisht të angazhuara për zbatimin e ligjit kundër dhunës ekstremiste”, shtoi Sa'ar.











Komente
Komento