Negociatat në Maqedoni, Ahmeti:
S'heq dorë nga kushti për gjuhën

Negociatat në Maqedoni, Ahmeti:<br />S'heq dorë nga kushti për gjuhën
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti deklaron se nuk do të heq dorë nga asnjë nga kushtet e vendosura nga të gjitha partitë shqiptare, teksa më kryesorja sipas tij është zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendit.
 
Pas takimit me Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristinë Althauser, Ahmeti ka thënë se BDI nuk është e interesuar që të hyjë në qeveri me çdo kusht duke lënë të kuptohet se mund të qëndrojë në opozitë nëse nuk do të realizohen kushtet e vendosura.
 
"Gjuha shqipe, reformat sistemore dhe integrimi në NATO dhe BE mbeten prioritete absolute dhe të panegociueshme për BDI" tha ai.
 
Në fund të deklaratës, kreu i BDI në Maqedoni u shpreh se mbështetja e Gjermanisë është mjaft e rëndësishme për procesin e integrimit.

Aktualisht ish-kryeministri Gruevski eshte mandatuar për formimin e qeverisë së re, ndërsa po vazhdon negociatat me partitë shqiptare.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës