Është pak por e sigurt që negociatat SHBA-Iran nuk do të zhvillohen për momentin. Megjithatë Teherani zyrtar tha këtë të mërkurë se nuk do të heqë dorë nga mjetet diplomatike për të zgjidhur konfliktin me Shtetet e Bashkuara, por sipas zëdhënësit të ministrisë së jashtme do t’u rikthehet atyre kur të krijohen kushtet e nevojshme.
“Diplomacia është një instrument për të garantuar interesat dhe sigurinë kombëtare, dhe ne do të veprojmë kur të gjykojmë se janë krijuar kushtet e nevojshme dhe logjike”, tha Esmail Baqaei Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit.
Sipas tij Irani nuk kishte deklaruar kurrë se do të merrte pjesë në negociatat në Pakistan dhe kjo do të thotë se ai nuk ka shkelur asnjë angazhim.
Irani pretendon heqjen e bllokadës amerikane që pengon lundrimin në portet iraniane. Al Jazeera citon ambasadorin Iranian në OKB të ketë thënë se raundi i dytë i negociatave do të zhvillohet në Islamabad sapo të hiqet bllokada amerikane.
Presidenti amerikan njoftoi mbrëmjen e së martës një zgjatje të armëpushimit që skadonte këtë të mërkurë, pa një afat konkret, deri sa siç tha, Teherani të çojë në tryezën e negociatave propozimet e veta.
Megjithatë ai theksoi se bllokada ushtarake amerikane do të qëndrojë aktive në det. Në një status në Truth Trump shpjegoi se heqja e bllokadës dhe zhbllokimi i Hormuzit, do të bënte të pamunudur arritjen e një marrëveshjeje me Iranin.
"Irani nuk dëshiron që Ngushtica e Hormuzit të mbyllet; ai e do të hapur për të fituar 500 milionë dollarë në ditë. Thjesht duan të ‘ruajnë fytyrën’. Por nëse do ta bënim këtë, nuk do të kishte kurrë një marrëveshje me Iranin, përveç nëse do të hidhnim në erë pjesën tjetër të vendit të tyre, përfshirë edhe liderët e tyre!”, tha Trump.
Trump shtoi se se Irani “po i mbarojnë paratë” dhe “po shembet financiarisht”: kjo është arsyeja pse “ata duan që Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë, po humbasin 500 milionë dollarë në ditë”.
Nga ana tjetër Trump i është kundërpërgjigjur një pretendimi të Wall Street Journal se Irani e kishte “marrë për budalla” pasi ai zgjati armëpushimin në luftën midis dy vendeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale Trump tha se gazeta e kishte “humbur rrugën e vet dhe askush nuk mendon se është budalla".
Përkundër përpjekjeve politike në Iran, Garda Revolucionare vijoi tonet kërcënuese pas shtyrjes së armëpushimit. Ata deklaruan në organin e tyre mediatik Tasnim, se forcat e armatosura janë në gjendje gatishmërie maksimale për një rikthim në luftë dhe do të mbajnë gishtin në këmbëz.
Po ashtu ata sulmuan tre anije tregtare kontejnerësh teksa po përpiqeshin të kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit, raportoi BBC. E para u godit rreth tridhjetë kilometra larg Omanit, e dyta u qëllua rrteh tetë milje detare në perëndim të Iranit, teksa anija, MSC Francesca me flamur të Panamasë, u shënjestrua rreth gjashtë milje detare larg brigjeve të Iranit, ndërsa po shkonte drejt jugut nga Ngushtica në Gjirin e Omanit.
Sipas Corriere Della Sera ngërçi midis dy vendeve mund të zhbllokohet nga vetë Udhëheqësi Suprem iranian, ose nga dikush që vepron në emër të tij, duke qenë se Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur ende publikisht.
Lajmi në përditësim...

Foto:Esmail Baqaei
Irani nuk ka ndërmend të braktisë mjetet diplomatike për të zgjidhur konfliktin me Shtetet e Bashkuara dhe do t'i përdorë ato kur të lindin kushtet e nevojshme, tha Esmail Baqaei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike.
"Diplomacia është një mjet për të siguruar interesat dhe sigurinë kombëtare, dhe ne do të veprojmë kur të besojmë se janë krijuar kushtet e nevojshme dhe logjike për të përdorur këtë mjet për të promovuar interesat kombëtare dhe për të konsoliduar arritjet e popullit iranian në kundërshtimin e objektivave të liga të armikut", tha Baqaei, duke shtuar se Irani nuk ka shkelur asnjë angazhim në lidhje me pjesëmarrjen në raundin e dytë të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara në Islamabad, pasi vendi nuk deklaroi kurrë se do të merrte pjesë.

Foto: Donald Trump
Donald Trump i është kundërpërgjigjur një pretendimi të Wall Street Journal se Irani e kishte “marrë për budalla” pasi ai zgjati armëpushimin në luftën midis dy vendeve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Trump tha se gazeta e kishte “humbur rrugën e vet!”
"Irani sigurisht që nuk mendon kështu! Askush tjetër", theksoi ai
Presidenti amerikan e përshkroi gazetarin e WSJ, Eliot Kaufman, si një 'IDIOT' për shkak të artikullit me titull: “Iranianët e marrin Trumpin për budalla”.

"Shtetet e Bashkuara duhet të ndërpresin 'shkeljet e armëpushimit' përpara çdo raundi të ri negociatash", tha ambasadori iranian në OKB, Amir-Saeid Iravani, për median iraniane Shargh, siç raportohet nga Al-Jazeera. "Sapo të hiqet bllokada, raundi tjetër i negociatave do të mbahet në Islamabad", shtoi ai. "Irani është gati për çdo skenar. Ne nuk e nisëm agresionin ushtarak. Nëse ata kërkojnë një zgjidhje politike, ne jemi gati. Nëse ata kërkojnë luftë, Irani është gati edhe për këtë."
Irani ka zbatuar "ligjin detar ndaj një anijeje kontejnerësh që injoroi paralajmërimet". Kështu, Tasnim, agjencia iraniane e lajmeve e lidhur me Pasdaran, raportoi një sulm nga një anije patrullimi e Gardës Revolucionare ndaj një anijeje tregtare në Ngushticën rreth tridhjetë kilometra larg Omanit. "Forcat iraniane hapën zjarr ndaj një anijeje kontejnerësh pasi ajo injoroi paralajmërimet e përsëritura, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në anije", shtoi Tasnim. Agjencia Britanike e Operacioneve Detare (UKMTO), duke raportuar raportin e anijes mallrash, pohoi se nuk kishte komunikim radio me anijen patrulluese Pasdaran.
Në një postim në Truth, presidenti Donald Trump shkroi se Irani “po i mbarojnë paratë” dhe “po shembet financiarisht”: kjo është arsyeja pse “ata duan që Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë, po humbasin 500 milionë dollarë në ditë”.
“Ushtria dhe policia iraniane po ankohen se nuk po paguhen. SOS!!!”, përfundoi ai.
Komente







