Përfaqësuesit e opozitës, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe n/kryetari i PD, Paloka zhvilluan një takim me përfaqësuesen e lartë të BE që ndodhet në Tiranë, Mogherini pas rekomandimit për hapjen e negociatave.

Në përfundim të takimit, Kryemadhi u shpreh se i kërkuan Mogherinit që të ndërhynte te Rama për të liruar 11 protestuesit nga Kukësi që u arrestuan pas protestës së dhunshme.

Ftesës së Ramës për bashkëpunim, Kryemadhi iu përgjigj duke thënë se i vetmi që nuk ka ngjyra kuqezi është Rama. Paloka u shpreh se lirimi i protestuesve është hapi i parë që presin nga Rama, ndërsa i ka kërkuar që të mos sulmojë opozitën, por të bindë vendet skeptike.

Sapo mbaruam takimin me Mogherinin, ishte mjaft miqësor. Në raport janë problemet për luftën kundër krimit, korrupsionit dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Ne i kërkuam Mogherinit, që të ndërhynte te Rama për të lejuar 11 kuksianët, duke pasur parasysh që Rama kërkoi fjale. Shqiptarët kanë nevojë për më shumë besim. Mogherini falënderoi opozitën shqiptare, meritat janë qoftë për shumicën, por më shumë mbi opozitën, pasi ka sakrifikuar më shumë për t’u dhënë më shumë mundësi shqiptarëve. Është një rrugë e vështirë deri në qershor. Është e vështirë se situata ku kalon BE e bën më skeptike, por detyrat janë më të rëndësishme. Ftesa e Ramës? Opozita ka kaluar cdo limit të bashkëpunimit me Ramën, me prezencën në parlament, por i vetmi njeri që nuk ka ngjyrat kuqezi është Rama, pasi ata që kanë vendosur të veshin ngjyrën kuqezi e kanë bërë. Rama kërkon të largojë vëmendjen nga problemet e Shqipërisë. Kushti që ka vendosur BE është Edi Rama.

Monika Kryemadhi

Në emër të PD dhe opozitës falënderuam Mogherinin për mbështetjen për të dhënë rekomandimin. Uruam që deri në qershor qëndrimi i disa vendeve që janë skeptike të ndryshojë sepse për ne si opozitë, negociatat jo vetëm jan prioritet, por e shohim si mënyrë që BE të rrisë monitorimin ndaj Shqipërisë, që për fat të keq është simbol i lidhjes së krimit me politikën. Ne kërkuam që KE të jetë më vëzhgues dhe më transparent. Rasti i Tahirit, ka qenë i lidhur me trafikun e drogës ka kaluar si cështje periferike. Uruam që në qershor negociata të hapen Protesta deri në qershor? Sot ne kemi në burg 11 qytetarët të pafajshëm, kështu që hapi i parë që duhet të ndërmarrë qeveria është lirimi i tyre. Mogherini foli për bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës, por hapi i parë duhet të merret nga Rama për t’i liruar. Detyra e qeverisë është që të bindë skeptikët dhe jo të sulmojë opozitën.

Edi Paloka

Rama dje bëri një prononcim makabër, tha që opozita ka lënë kockat për të bllokuar negociatat, absolutisht nuk mund të bëhej.

Tritan Shehu