Negociatat për "drejtësinë", PS: 
Konsensusi te ekspertët, PD: Politik 

Negociatat për "drejtësinë", PS: <br />Konsensusi te ekspertët, PD: Politik 
Pas ngërçit në komisionin e reformës në drejtësi. Fatmir Xhafa I ka propozuar demokratëve variantin e tij për zgjidhjen e krizës. në një letër dërguar mbrëmjen e 8 marsit, drejtuar nënkryetarit Eduard Halimi, Xhafaj sugjeron që palët të autorizojnë ekspertët e pavarur dhe ata të partive politike që të punojnë së bashku, për të përfshirë tek amendamentet rekomandimet përfundimtare të Komisionit të Venecias.

Në rast mosmarrëveshje, këtyre ekspertëve, Xhafa sugjeron t’u besohet dhe interpretimi përfundimtar të opinionit të Venecias. “Projekt-amendamentet kushtetuese të rishikuara nga Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë dhe ekspertët e grupeve të partive parlamentare, me reflektimet përkatëse të rekomandimeve të dhëna në Opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias do t’i paraqiten për shqyrtim Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë. Për rastet kur nuk ka dakordësi midis ekspertëve, amendamenti do t’i paraqitet me dy alternativa së bashku me opinionin përkatës të EURALIUS dhe OPDAT rreth tyre”, shkruan Xhafaj.

Në letrën e përgjigjes, PD e konsideron këtë rrugë një humbje kohe.

Nënkryetari demokrat, Eduard Halimi, këmbëngul te dialogu politik, për të cilin thonë se Venecia ia ka lënë detyrë politikanëve dhe jo ekspertëve.

Hapat që propozojnë demokratët janë tre: Dialog dhe konsensus për 10 çështjet e ngritura nga opozita për reformën në drejtësi; ngritja e grupit të ekspertëve me përbërje politike, përfshirë edhe dy ekspertët e huaj, por pa u dhënë rol arbitri; dhe në fund hartimi i amendamenteve konsensuale, që do t’i kalojnë më pas komisionit të posaçëm.

“HAPI I PARE: Të mblidhet komisioni sa më parë dhe të diskutojë mbi bazën e dialogut të sinqertë politik 10 çështjet që ka ngritur opozita në shtator 2015, janar dhe shkurt 2016 dhe të përsëritura para 2 ditëve. Të përmbyllen çështjet e dialogut politik dhe të arrihet konsensus në lidhje me to. Afati brenda 2-3 ditëve.

HAPI I DYTE: Pas miratimit me konsensus të çështjeve politike të mësipërme, të ngrihet një grup ekspertësh me përbërje partiake, 2 PS, 2 PD dhe nga 1 PR, 1 LSI se bashku me 2 ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS. Afati 24 orë (1 ditë).

HAPI I TRETE: Grupi i mësipërm i ekspertëve të hartojë draftin final të ndryshimeve Kushtetuese bazuar mbi çështjet politike të dakordësuara mbështetur në parimet dhe kriteret e Komisionit të Venecias me përcaktimin e bërë edhe në paragrafin 8 të draft raportit final aktual dhe ia kalon Komisionit të Posaçëm. Afati 2-3 ditë”, Propozon Halimi. 

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'