Negociatat PD-PDK në ngërç 
Ndoka del me kandidat në Lezhë

Negociatat PD-PDK në ngërç <br />Ndoka del me kandidat në Lezhë
TIRANE - Partia Demokristiane e drejtuar nga Nard Ndoka do të dalë e vetme në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Burime për A1 Report kanë thënë se PDK do dali me kandidat të saj në Lezhë, por jo vetëm. Të njëjtat burime kanë thënë se pritet të caktohet kandidati i PDK në Lezhë, ndërsa gara do të jetë mes Salvador Kacaj ose Eduart Ndocaj. 

...
Një ditë pasi Partia Demokratike zyrtarizoi kandidatin e saj për bashkinë e Lezhës, një nga kandidatët potenciale të kësaj bashkie, Salvator Kaçaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pakënaqësinë për përjashtimin nga kjo garë ia ka shprehur dhe liderit të opozitës e për këtë arsye në një deklaratë për mediat tha se do të garojë për këtë bashki nën siglën e Partisë Demokristiane.

“Në zgjedhje do jem përfaqësues i Partisë Demokristiane. Votat janë shumë ndaj, demokracia matet me votë”,­ - u shpreh Kaçaj. Sipas Kaçaj nuk u përfillën 70 mijë votat e Partisë Demokristiane
 
Por burime për A1Report konfirmojë se ende nuk është përcaktuar se cili do të jetë kandidati për Lezhën pasi janë dy emra potencial Salvator Kaçaj dhe Eduart Ndocaj. Ndërkaq të njëjtat burime thanë për A1Report se negociatat ende vijojnë me PD por dukshëm palët janë larg arritjes së një marrëveshje parazgjedhore.

Me herët nga koalicioni me PD-në janë larguar çamët e Shpëtim Idrizit, Partia Aleanca Demokratike dhe Partia Maqedonase.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid