Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu si dhe ajo e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin takuan për rreth 1 orë kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi u zhvillua në zyrën e Metës, në kryesinë e Kuvendit.

Në fokus të bisedimeve mësohet të ketë qenë reforma në sistemin e drejtësisë. Takimi i Lu e Vlahutin është në vijim të negociatave të ndërkombëtarëve për reformën në sistemin e drejtësisë.

Një ditë më parë, Kuvendi miratoi në kalendarin 3-javor të punimeve paketën kushtetuese të reformës në drejtës, por që u mësua gjatë ditës së sotme, gjithçka ka qenë një lapsus dhe reforma nuk është pjesë e axhendës së Kuvendit nga 13 qershori deri në 1 korrik. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com