Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump për të kuptuar më mirë zhvillimet e fundit në negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, raporton CNN, duke cituar një burim izraelit të njohur me detajet.
Netanyahu thuhet se po kërkon të jetë në dijeni mbi statusin e negociatave dhe dëshiron të kuptojë se cilat propozime janë aktualisht në tryezë.
Izraeli është i shqetësuar për lëshimet e mundshme të minutës së fundit nga Shtetet e Bashkuara, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës me Iranin, shton raporti, duke cituar burimin.
Lajmi kryesor:
Mediat iraniane: Disa pjesë të propozimit amerikan janë të papranueshme! Trump: Shumë herët për bisedime me Iranin









