Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka folur në lidhje me negociatat me Rusinë mbi një zgjidhje të mundshme për t'i dhënë fund luftës.
Ndërsa ekziston një skepticizëm i përhapur nëse Vladimir Putin ka ndonjë qëllim të vërtetë për të arritur një marrëveshje, presidenti ukrainas theksoi se vendi i tij ishte gati për kompromise të vërteta.
Megjithatë, ai i tha gazetës japoneze Kyodo News se Kievi refuzoi të pranonte "ultimatume nga rusët".
"Qëndroni aty ku qëndrojmë ne, ky është një kompromis i madh", tha Zelensky, duke konfirmuar në thelb raportet se Ukraina është ofruar të ngrijë linjat aktuale të konfliktit si pjesë e çdo marrëveshjeje.
"Ata morën pothuajse 20% të territorit tonë dhe ne jemi të gatshëm të flasim për paqen në këtë moment. Ky është një kompromis i madh. Çfarë na ofron Rusia si kompromis? Çfarë janë të gatshëm të bëjnë? Ne jemi të gatshëm për kompromise të vërteta. Por jo kompromise me koston e pavarësisë dhe sovranitetit tonë. Ne jemi të gatshëm të flasim për kompromise me Shtetet e Bashkuara. Por jo për të marrë ultimatume nga rusët përsëri e përsëri. Ata janë agresorët. Të gjithë e kanë pranuar këtë". theksoi Zelensky ndër të tjera.
Më 18 shkurt, përfundoi raundi i tretë i bisedimeve në Gjenevë midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Edhe pse i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, kishte shprehur optimizëm për bisedimet të cilat zgjatën rreth dy orë, si pala ruse ashtu edhe ajo ukrainase treguan se ato kishin qenë "të vështira".
Moska dhe Kievi mbeten larg njëri-tjetrit për çështjet kryesore të territorit dhe kushtet e një armëpushimi të mundshëm në konfliktin katërvjeçar.
Rusia ka kërkuar kontroll të plotë të Donbasit lindor të Ukrainës, i përbërë nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Kievi e ka refuzuar prej kohësh këtë kërkesë, pasi për ta kjo do të ishte të heqësh dorë nga territori sovran ukrainas.
Një tjetër pikë ngërçi në bisedime është statusi i centralit bërthamor të Zaporizhzhisë. Termocentrali - më i madhi në Evropë ndodhet në vijën e frontit dhe ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi i vitit 2022.

Kaja Kallas
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimi Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas deklaroi se paketa e 20-të e sanksioneve ndaj Rusisë do të miratohet të hënën.
Kajas u shpreh se sanksionet do ta kufizojnë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë.
Sipas saj, bisedimet në Gjenevë me Ukrainën, treguan se Rusia nuk ka hequr dorë nga kërkesat e saj maksimaliste.
“Bisedimet në Gjenevë kanë treguar edhe një herë se Moska nuk po largohet nga kërkesat e saj maksimaliste. Rusia po zvarritet, në vend që të ecë drejt paqes. BE-ja po ecën drejt paketës së njëzetë të sanksioneve. Ne synojmë ta miratojmë këtë paketë të hënën. Sanksionet tona tashmë kanë hyrë në fuqi dhe masat e reja do ta kufizojnë më tej aftësinë e Moskës për të financuar luftën. Moska nuk është e pamposhtur", tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në një konferencë për shtyp pas takimit të E5 në Poloni.
Komente







Te vendosesh ne krye te politikes se jashtme Europiane nje si kjo do te thote qe BE ka prekur fundin si nga ana ekonomike ashtu edhe politike
Përgjigju