Negociatat, Rama anulon 
takimin me votuesit në Dibë

Negociatat, Rama anulon <br />takimin me votuesit në Dibë
Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimin me votuesit në Dibër, për shkak të negociatave politike që pritet të zhvillohen pasdite, me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik. 

Anulimi i vizitës në Peshkopi është konfirmuar nga stafi pranë Kryeministrit. 

Pasditja e kësaj të marte shihet si vendimtare për paketën McAllister dhe negociatat që pritet të zhvillohen mes maxhorancës dhe opozitës.

Në mesditë kreu i qeverisë zhvilloi një takim për rreth një orë me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu. Nga ana tjetër, takime intensive ka pasur edhe në radhët e opozitës. Lulzim Basha takoi dy herë aleatët e tij brenda dy orëve, dhe po aq herë shkoi edhe në zyrën e Berishës. 

Një ditë më parë, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, i vendosi Lulzim Bashës një afat 24 orë për t'u shprehur zyrtarisht nëse e pranon apo jo ofertën e zv/presidentit të PPE.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi