Bilawal Bhutto Zardari, kryetari i Partisë Popullore të Pakistanit, pjesë e qeverisë aktuale të koalicionit në vend, tha për BBC se Irani e SHBA duhet të “shmangin përshkallëzimin” dhe të “vazhdojnë angazhimin e tyre ndaj diplomacisë”.

Pakistani “aktualisht ende po shkëmben mesazhe dhe po përpiqet të krijojë mundësi për ndërtimin e besimit”, tha ai, por incidente si “sulmet e djeshme” e “komplikojnë procesin”.

Donald Trump, në postimin e së dielës ku njoftoi planin e tij për të shoqëruar anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, tha se “përfaqësuesit e tij po zhvillojnë diskutime shumë pozitive me vendin e Iranit”.

Edhe ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, në mesazhin e tij të së hënës ku paralajmëroi SHBA-të kundër “tërheqjes përsëri në një batak”, tha se “bisedimet po përparojnë”.

Një armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit u njoftua muajin e kaluar dhe ishte parashikuar të përfundonte më 22 prill.

Mesazhi i Trumpit të dielën erdhi pas planit iranian të paqes me 14 pika. Po ashtu të dielën, mediat shtetërore iraniane raportuan se Teherani po shqyrtonte një përgjigje që kishte marrë nga Uashingtoni. SHBA ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht nëse ka kthyer përgjigje.


Lajmi kryesor:

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, Irani thirrje SHBA-ve: Operacioni Liria është pa rrugë pa krye! Trump: S'mund ta them nëse armëpushimi ka përfunduar