Negociatori i Ukrainës: Duhet guxim për t'u takuar për bisedimet e paqes

Negociatori i Ukrainës: Duhet guxim për t'u takuar për bisedimet e paqes

Deputeti ukrainas Rustem Umerov, njëkohësisht një nga negociatorët që pësoi simptoma të helmimit në bisedimet e paqes së bashku me miliarderin rus Roman Abramovich në fillim të këtij muaji, një raport pas incidentit tha se kjo ishte orkestruar nga forcat ruse të vijës së ashpër që donin të sabotonin bisedimet, shkruan BBC.

Duke folur për BBC, ai tha: “Ndihem më mirë tani, ndihem mirë, por kishte një situatë. Kolegët e mi që janë më kompetentë në këtë sferë, po analizojnë se çfarë ka qenë dhe shpresoj se në një periudhë sa më të shkurtër kohore do të jenë në gjendje ta finalizojnë atë [analizën e tyre] dhe unë do të jem në gjendje ta komentoj atë më në detaje”.

Ai tha se ndërsa bisedimet ishin "shumë të tensionuara" në fillim dhe se duhet guxim për të gjetur zgjidhje dhe për t'u takuar.

Umerov shtoi: "Na është dhënë një detyrë për të gjetur një zgjidhje, kështu që unë po e trajtoj atë si punë dhe po përpiqem të gjej zgjidhje politike dhe diplomatike për këtë pushtim brutal."
 


Lajmi kryesor:

Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi