Negocioi krizën në Shqipëri, Hoyt
Brian Yee ambasador në Athinë
Greqia është shtylla e strategjisë amerikane në rajonin e Ballkanit. Këtë pohon në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt.
Greqia është shtylla e strategjisë amerikane në rajonin e Ballkanit. Këtë pohon në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt.
Sipas tij caktimi si ambasador në Greqi i zv.ndihmës sekretarit të Departamentit të Shtetit për Europën, Hoyt Brian Yee tregon se SHBA po synon të investojë në këtë vend që e shikon me përparësi në Ballkan. Pyatt është treguar shumë optimist kur vjen puna për investimet amerikane: ai ka folur për Selanikun, për gazsjellësin TAP dhe seksionin greko-bullgar(IGB)
Pyatt po ashtu ka shprehur gatishmërinë e biznesit amerikan për të investuar në portin e Alexandroupoli që është terminal në këtë kontekst. Bëhet fjalë për shprehjen e interesit nga Exxon Mobile dhe nga Energean; ky i fundit ka marrë së fundmi miratimin për të nisur kërkimet në detin Jon dhe aktualisht operon në Greqinë e Veriut.
I pyetur mbi rolin e Turqisë në Mesdheun Lindor, ambasadori amerikan ka përcjellë si pikë të parë, kundërshtimin amerikan për një gazsjellës të dytë për Turkish Stream.
“Ne e shohim atë si një tjetër rrugë, njësoj si Rryma Veriore për Europën, për të zgjeruar varësinë nga gazi rus në një mënyrë që është keq për sigurinë europiane dhe për rritjen ekonomike të Europës. Turqia me përkufizim është pjesë e Korridorit të Jugut. E vetmja rrugë që gazi të vijë nga Azerbajxhani në Greqi për TAP është duke kaluar në territorin turk, kështu që këtu ka një rol natyral…Kjo është arsyeja që ne kemi qenë mbështetës kaq të mëdhenj të TAP, sepse krijon dinamika për Greqinë, Italinë dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shprehet ambasadori amerikan në Greqi.
Ai ka shprehur vlerësime për qëndrimin grek në raport me Turqinë, duke konsideruar se Turqia, duhet, ashtu siç propozon Greqia, të qëndrojë në institucionet perëndimore dhe me Perëndimin./Dita
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
25.9%
-
Pak
40.6%
-
Aspak
33.5%
Vota total: 1270
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr me thika mes dy të rinjve në Pogradec, një i plagosur! Arrestohet 24-vjeçari
27 Korrik, 22:41
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici
27 Korrik, 22:35
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30
-
Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë
27 Korrik, 22:13
-
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 22:02
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik, 21:55
-
Lojërat Olimpike në Francë, flamuri i eventit u ngrit përmbys! Ngatërrohet Koreja e Jugut me të Veriut
27 Korrik, 21:35
-
Fusha e mbetjeve 3 ditë në flakë, protestë para Bashkisë së Vlorës: Duam Turizëm
27 Korrik, 21:24
-
Sherr në restorantin në Vlorë, i mituri godet me thikë 38-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor
27 Korrik, 21:11
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09
-
Humbi jetën pasi ra nga Maja e Thatë në Tropojë, nxirret trupi i pajetë i 30-vjeçarit nga Kosova! 3 të tjerë në gjendje të mirë
27 Korrik, 21:01