Boksieri Nelson Hysa ngre sërish lart flamurin kuqezi, duke marrë titullin e parë europian WBO për peshat e rënda. “Gjigandi” shkodran triumfoi që në raundin e parë ndaj Thorsten Fuchs, duke e gjunjëzuar dy here në pak sekonda, në një atmosferë elektrizuese në sheshin “Skënderbej”.
Goditja me të djathtën nga Hysa ishte tepër e rëndë për gjermanin, i cili e pati të pamundur të vazhdonte. Fitorja e 18-të në karrierë për Hysën dhe e 16 me “Knock Out”. Një triumf që sjell për herë të parë në Shqipëri një titull europian.
Një fitore të madhe arriti dhe Alban Bërmeta. Boksieri kryeqytetas mposhti Obina Matheu pas 3 minutash. Titulli global WBO shkoi për Bërmetën, i cili mori fitoren e 17-të në karrierën e tij. Fitore mori që në raundin e parë dhe Denis Nurja.