PRETORIA- Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, kaloi natën e tretë në një spital në Pretoria, ku është duke u trajtuar për një infeksion në mushkëri.
“Gjendja e tij shëndetësore konsiderohet e rëndë, por e qëndrueshme” thuhet në njoftimin e Zyrës së presidentit, Jacob Zuma.
94-vjeçari u shtrua në spital në kryeqytetin e Afrikës së Jugut në orët e para të së shtunës, e cila është hera e tretë gjatë 2013-s që ai po merr një trajtim në spital për probleme me mushkëritë.
Banorë të shumtë janë lutur për të në kishat që ai të jetë në gjendje të rikthehet edhe një herë në shëndet të plotë.
Mandela u bë presidenti i parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut në vitin 1994, pasi kaloi 27 vjet në burg për luftën e tij kundër sundimit të aparteidit racist, dhe ka marrë Çmimin “Nobel për Paqe” për përpjekjet e tij.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com