Nelson Mandela shtrohet në spital
Mjekët: S’ka rrezik për jetën

Nelson Mandela shtrohet në spital<br />Mjekët: S’ka rrezik për jetën
AFRIKË E JUGUT – Ish presidenti afrikan Nelson Mandela është operuar sot në mëngjes. BBC raporton se tanimë gjendja e tij paraqitet më e qëndrueshme pas një ndërhyrje kirurgjikale në organet abdominale. Ai prej vitesh vuan nga disa probleme shëndetësore. Megjithatë, zyrtarët e lartë qeveritarë deklaruan se ai tashmë gëzon një gjendje më të mirë. Nelson Mandela u kthye në Johanesburg pasi për shumë kohë jetoi si një “qytetar rural” në një zonë periferike. Në atë kohë u deklarua se ky vendim u mor për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, por paraditen e sotme zyrtarët thanë se nuk ka rrezik për jetën.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane