Nën masa të rrepta anti-COVID, Eurovizion rikthen spektatorët në skenë! Holanda bëhet gati të mirëpresë rreth 3500 pjesëmarrës

Nën masa të rrepta anti-COVID, Eurovizion rikthen spektatorët në skenë! Holanda bëhet gati të mirëpresë rreth 3500 pjesëmarrës

Foto ilustruese

Holanda do të zhvillojë këtë vit Eurovizionin, i cili do të rikthehet ndryshe për shkak të pandemisë, ndërkohë që pritet të ketë edhe spektatorë.

I detyruar të anulojë festivalin ekstravagant të këngës vitin e kaluar për shkak të pandemisë, Holanda po pret këtë javë një edicion me përmbajtje cilësore, me Francën favorite.

Rreth 3,500 spektatorë të testuar nga Covid do të lejohen të marrin pjesë në finale që do të organizohet në Roterdam, ndërsa rikthimi Festivalit jep shpresë në rihapjen e kujdesshme të Evropës.

Këngëtarja francezja, Barbara Pravi, shpesh e krahasuar me Edith Piaf, është klasifikuar në krye të parashikimeve me këngën e saj “Voila” dhe mund të mundësojë për “Hexagon”-in të marrë fitoren e parë në 44 vjet. Ajo ndiqet nga Italia dhe Malta.

Performuesit do të jenë në një "flluskë" të veçantë nën rregulla të rrepta të vendosura nga qeveria Hollandeze. I njohur për kostumet e shkëlqyera dhe këngët e lehta, Eurovision shikohet nga më shumë se 180 milion njerëz.

Euurovizion u hoq për herë të parë në historinë e tij pas gjashtë dekadash vitin e kaluar, pasi pandemia e koronavirusit filloi të përfshinte globin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë