Nën rrënojat e luftës, Aleppo
feston me shpresë Krishtlindjet

Nën rrënojat e luftës, Aleppo<br />feston me shpresë Krishtlindjet
Festa e Krishtlindjeve sjell harmoni kudo edhe në ato vende ku gjatë të gjithë vitit ka mbizotëruar lufta, rrënojat dhe vdekja.  Por këtë vit festohet edhe në qytetin e çliruar të Aleppos për herë të parë që në nisje të luftimeve.  Ndonëse mes rrënojave banorët shprehen të entuziazmuar dhe me shpresën se ditë më të mira do të vijnë.

“Nuk e prisnim që ky moment do të vinte. Kemi 4 vite që vuajmë , vetëm luftë dhe gjakderdhje . Jemi shumë të lumtur që po festojmë sërish. Aleppo është sërish qyteti ynë. Kjo është shtëpia jonë.  Nuk e kishim imagjinuar se do të përjetonim sërish këtë emocion dhe lumturi” shprehet një banore e Aleppos.

Ndonëse mes zisë dhe dhembjes për familjarët që kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve, qytetarët e Alepops kanë gjetur forcën të festojnë dhe të shpresojnë se një jetë më e mirë i pret në ditët që do të vijnë. Për djaloshin Reem këto janë Krishtlindjet e para pa motrën e cila  mbeti e vrarë  nga një snajper  ndërsa po kthehej në shtëpi. Por ata që po e përjetojnë më shumë pasojat e luftës janë fëmijët sidomos ata të cilët kanë mbetur pa familje e tashmë jetojnë në jetimore. 

Por pavarësisht një viti të vështirë të rinjtë  në këtë ditë feste kanë gjetur forcën të shpresojnë dhe të ëndërrojnë. Shumë prej tyre  janë shprehur se  në këtë ditë të shënuar do të donin të vizitonin kështjellën në qytetin e vjetër një dëshirë kjo e të gjithë sirianëve , pavarësisht se Aleppo tashmë i ngjan më shumë një gërmadhe se sa një qyteti. Dy ditë më parë  ushtria siriane deklaroi se kishte rifituar  të gjithë qytetin i cili ishte nën pushtetin e rebelëve  që prej vitit 2012.

E po ashtu në prag festash fatmirësisht përfundoi edhe evakuimi e civilëve dhe të plagosurve. Vetë presidenti sirian Bashar al Assad e konsideroi largimin e banorëve si një nga operacionet më të mëdha humanitare në botë. Sigurisht ai falenderoi edhe aleatin e saj Rusinë e cila luajti një rol të rëndësishëm në këtë aksion. 

E tashmë shpresohet se në Siri do të vendoset armëpushimi përfundimtar.  Por një fillim i mirë ishte kremtimi i Krishtlindjeve duke lënë pas dhembjen e shkaktuar nga lufta e cila dukej sikur s'do të kishte mbarim.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit