Mamaja e ish-zonjës së parë të SHBA-ve, Amalija Knavs ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë Melania me anë të një postimi në rrjetin X.
“Me trishtim të madh njoftoj se nëna ime e dashur Amalija ndërroi jetë. Amalija Knavs ishte një grua e fortë që mbahej me hijeshi e dinjitet. Ajo ishte e përkushtuar ndaj bashkëshortit të saj, bijave nipit dhe dhëndrit. Ne do të na marrë malli sa s’thuhet dhe do të vijojmë të nderojmë trashëgiminë e saj", shkroi Melania.
Melania Trump nuk zbulon shkakun e vdekjes, por mediat e huaja raportojnë se 78-vjeçarja kishte qenë e sëmurë prej disa kohësh.