Nëna e re i mbyll gojën portalit të Xenit: Nuk jam unë ajo që pretendoni! I jam falenderuese mjekëve dhe kam marrë gjithçka më takon
Foto e Enirjetës me djalin postuar nga Rama
Portali i financuar nga familja Berisha, Syri.net ka prodhuar një lajm të rremë dhe tërësisht aprofesional. Duke marrë një koment që i ishte bërë kryeministrit në Facebook (postimi i kryeministrit:
Postimi i kryeministrit
Portali pa bërë asnjë verifikim, cilëson një profil me emrin Elisabeta Kyçuku që komenton, si zonjën në foto.
E gjitha kjo bëhej për të thënë se zonja ne foto përgënjeshtron kryeministrin.
Por si është e vërteta? Në fakt, profili me emrin Elisabeta Kyçuku që portali “Berisha” e konsideron si zonjën që Rama kishte publikuar në Facebbok me foto, nuk është i saji, pasi ajo është krejt tjetër person. Zonja në foto nuk quhet Elisabeta por Enirjeta Zisi. Zonja Zisi e cila para 5 ditësh ka lindur djalin e saj Henrin, në një reagim për Lexo.al ka hedhur poshte lajmin.
Në përgjigje të Lexo.al ajo shprehet se nuk ka bërë asnjë koment të tillë dhe se në fakt nuk ka asnje pakënaqesi, përkundrazi është e lumtur që si ajo dhe djali i saj gezojnë shëndet të plotë falë doktorëve dhe stafit të spitalit Koço Gliozheni.
Më poshtë po ju sjellim reagimin e zonjës në foto (Enirjeta Zisit) për Lexo.al.
Lexo.al: Përshëndetje. Sot fotoja juaj me djalin u bë lajm pasi dikush me emrin Elisabeta, e cila kishte ankesa, shkruante në Facebookun e kryeministrit dhe disa portale thanë që ajo zonja jeni ju. Sa e vërtetë është kjo?
ENIRJETA: Ajo zonja që ju sapo përmendet nuk jam unë pasi vetë une u njoftova pak më parë që po qarkullon një lajm i këtij formati. Në foto jam unë me tim bir, Henrin.
Lexo.al: Sa i përket familjes dhe ardhjes së djalit tuaj në jetë a keni ndonjë pakënaqësi apo rast që nuk ju është ofruar nga institucionet përkatëse?
Enirjeta: Nuk kam asnjë pakënaqësi përkundrazi jam e lumtur që si une dhe djali im gezojmë shëndet të plotë falë doktorëve dhe stafit të spitalit Koço Gliozheni.
Kjo është e vërteta e një lajmi tjetër të rremë nga portali syri.net. I cili mesa duket ka marrë nga partia një koment për të bërë propagandë, sepse vetëm gazetari kjo nuk quhet. /Lexo.al.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58
-
Nis së shpejti projekti i ripërtëritjes së Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, destinacion që preferohet nga turistët
21 Nëntor, 08:16
-
Vrasja e 14 vjeçarit, psikologia për Report Tv: Mbyllja e Tik Tok dhe Snapchat një masë jo vetëm për adoleshentët, por edhe ndaj atyre që kanë varësi
20 Nëntor, 20:54