Nëna e Younes Abouyaaqoub, personit që dyshohet se ishte shoferi i furgonit që la të vdekur 14 persona në Barcelonë kërkon nga i biri që të dorëzohet.
 
“Ajo do që ai të shkojë në polici e të dorëzohet. Vet e ëma e tij preferon ta shohë më mirë në burg, ose të vdekur, sepse nuk dëshiron të shohë e të dëgjojë për vrasje të tjera”, tha mbesa për Reuters.
 
Por nuk përjashtohet mundësia që njeriu më i kërkuar i momentit të ketë kaluar në Francë, ndërsa në gatishmëri është e gjithë Europa pas sulmeve të tjera pas Barcelonës dhe paralajmërimit se radhën e ka Italia.


dy.b/shqiptarja.com