Nëna e Trump një emigrante që
e nisi ëndrrën amerikane me 50 $

Nëna e Trump një emigrante që<br />e nisi ëndrrën amerikane me 50 $
Një njeri që u largua nga atdheu i saj në kërkim të ëndrrës amerikane, është kjo historia e nënës së presidentit amerikan Donald Trump.
 
Thuajse para 90 vitesh Mary Anne Trump u largua nga Skocia drejt New York-ut me vetëm me 50 dollarë në emrin e saj.
 
Pavarësisht se Trump më herët është shprehur se nëna e tij ka udhëtuar drejt Amerikës me pushime dhe më pas vendosi të mos largohet, dokumentet e zyrave të emigracionit kanë konfirmuar historinë e një largimi të qëllimshëm të Mary Anne Trump nga Skocia.

Prindërit e Trump u takuan në një mbrëmje vallëzimi ku dhe lindi dashuria e tyre. Fred Trump, babai i presidentit amerikan nisi një biznes ndërtimi kur ishte në shkollë të mesme, ndërsa pati luhatjet e tij.
 
Fred Trump dhe Mary MacLeod u martuan në vitin 1936 dhe u vendosën në Jamaica, Queens, në atë kohë strehë për emigrantët që vinin nga Europa.
 
Mary Trump vdiq në New York në vitin 2000 në moshën 88-vjeçare vetëm një viti pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë.

Historia familjare e Donald Trump sillet në vëmendjeve pas kaosit mediatik që ka shkaktuar në mbarë botën urdhri i presidentit për të ndaluar emigrantët nga 7 vende për t’u futur në Amerikë.

trumpet

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje