Nëna po e ushqente, majmunët futen në oborrin e shtëpisë dhe ‘rrëmbejnë’ foshnjën në Tanzani! Ndërron jete nga plagët në trup dhe kokë

Nëna po e ushqente, majmunët futen në oborrin e shtëpisë dhe ‘rrëmbejnë’ foshnjën në Tanzani! Ndërron jete nga plagët në trup dhe kokë

Foto ilustruese

Një foshnjë u vra nga një ‘bandë’ majmunësh që e rrëmbyen nga mamaja e tij ndërsa ajo po e ushqente me gji.

Fëmija një muajsh ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë së familjes në një fshat në Tanzani. Nëna Shayima Said filloi të bërtiste nga tmerri ndërsa majmunët u larguan me Luhaiba-n e vogël në fshatin Mëamgongo.

Komandanti i policisë rajonale të Kigoma, James Manyama, konfirmoi detajet e incidentit.

“Fëmija ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë së tyre kur një grup majmunësh ‘pushtuan’ shtëpinë dhe e morën atë,” tha oficeri.

“Ajo bërtiti për ndihmë dhe fshatarët nxituan në shtëpinë e saj për ta ndihmuar që ta kthente fëmijën e saj të identifikuar si Luhaiba Said nga grupi i majmunëve”, tha ai.

Fshatarët arritën të gjurmonin majmunët dhe u përpoqën të çlironin Luhaiba prej tyre gjatë incidentit të tmerrshëm të ndodhur me 18 qershor.

“Kur erdhën fshatarët ishte tepër vonë sepse foshnja ishte tashmë në duart e majmunëve dhe kur ata u përpoqën ta merrnin me forcë, ai u plagos në kokë dhe në qafë”, tha Manyama.

“Djali përfundimisht u lirua, por fatkeqësisht vdiq në spital më vonë ndërsa po trajtohej për plagët e tij”, shtoi komandanti i policisë.

Ai zbuloi se incidente të ngjashme ishin "jo të rralla" në fshatra si Mëamgongo që janë afër Parkut Kombëtar Gombe.

Në fillim të këtij viti, u shfaqën pamjet horror që tregonin momentin kur një foshnjë rrëmbehej nga një majmun dhe tërhiqej zvarrë nga flokët e saj teksa luante jashtë me skuterin e tij.

Dhe vitin e kaluar, The Sun zbuloi pasojat shkatërruese të një sulmi të tmerrshëm majmuni që la  të gjymtuar një fëmijë dy muajsh.

Grabitqari sulmoi kur foshnja ishte në dhomën e ndenjes, ndërsa nëna e tij ishte në kuzhinë.

Popullsia e kryeqytetit është rritur në qiell në tridhjetë vitet e fundit, duke çuar në shtimin e majmunëve në rrugë pasi habitatet e tyre janë shkatërruar për strehim.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë