Nëna ukrainase e 12 fëmijëve vritet në vijën e frontit të luftës, ende nuk gjendet trupi i saj

Nëna ukrainase e 12 fëmijëve vritet në vijën e frontit të luftës, ende nuk gjendet trupi i saj

Dje u bënë homazhe për një mjeke luftarake, nënë e 12 fëmijëve, e cila dha jetën në vijën e parë të frontit duke luftuar pushtuesit e Vladimir Putinit. Heroina, Olga Semidyanova, e cila mbante një armë, u qëllua për vdekje në stomak gjatë një beteje të ashpër pranë Donetskut në jug. Trupi i saj nuk është gjetur ende për shkak të betejave të vazhdueshme në zonë, duke i lënë familjes së saj të thyer një pritje të dhimbshme, shkruan The Sun.

Vajza e saj, Julia, tha: “Ajo i shpëtoi ushtarët deri në fund. Ne kemi foto nga vendi i vdekjes, por për shkak të luftimeve të rënda ne ende nuk mund ta varrosim nënën time.”

Qeveria ukrainase udhëhoqi homazhet për Olgën. Ajo jetonte në qytetin e Marhanets rreth 150 milje nga vendi ku vdiq. Më parë titullin Nënë Heroinë, që u jepej nënave që kanë më shumë se pesë fëmijë.

Përveç gjashtë fëmijëve të saj, Olga kishte birësuar gjashtë jetimë nga jetimorja. Ukrainasit mirënjohës vërshuan mediat sociale me homazhe për Olgën.

 


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset