Nënat 'braktisin' maternitetin e Fierit, bie numri i lindjeve! Mjeku gjinekolog: S’kemi kushte, zgjedhin të shkojnë në Tiranë për lindje

15 lindje më pak se një vit më parë janë regjistruar në maternitetin e Fierit, ku në 6- mujorin e parë të këtij viti kanë ardhur në jetë 464 foshnja. Për mjekun gjinekolog Besnik Brahimaj faktori kryesor që kanë ndikuar në rënien e lindjeve është zgjedhja e nënave për të lindur në Tiranë ose në Spitale Private.

'Ka një numër të vogël rënie me 15 lindje për këtë vit, nuk mendoj se është rënie drastike në total. Mendoj që numri i lindjeve në total në këto dy-tre vitet e fundit ka qenë përgjithësisht në rënie, por ndryshon rënia e vogël që duket në Fier, sepse këtu një pjesë e grave lindin dhe në spitale private në Tiranë. Plus çiftet e reja tani janë të rezervuar të bëjnë një fëmijë  jo më shumë , por them se ikja e të rinjve jashtë nuk ka të bëj shumë me mungesën e lindjeve, por ka të bëjë më shumë me ikjen në Tiranë për të lindur.'- tha mjeku Besnik Brahimaj.

Brahimaj i cili i bën apel shtetit për rikonstruksionin e maternitetit.

“Unë mendoje se nëse në qytetin e Fierit materniteti duhet të rikionstruksiohet pasi duhen plotësuar kushtet. Sot për sot kushtet nuk janë të përshtatshme për gratë që të lindin në këtë institucion  sepse mungojnë pajisjet dhe infrastruktua është e dëmtuar pasi ka që në  vitin 1997  është rikonstruktuar dhe nuk është vënë më dorë dhe kjo sigurisht ndikon në dhënien e shërbimit cilësor. Duhet ndërhyrje e shtetit për pajisjet por edhe do t’i bëja thirrje shtetit që ai institucion duhet rikonstruktuar nga e para në mënyrë që gratë të mos përballen me këto probleme dhe të ikin të lindin në Tiranë për shkak të mungesës së kushteve”- tha Brahimaj.

Edhe pse numri i lindjeve për vitin 2023 ka qenë relativisht i ulët, referuar statistikave në tre vitet e fundit çdo vit ka patur një ulje të numrit të bebeve që vijnë në jetë në Materniteti e Spitalit të Fierit

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiku: 23/08/2023 21:24

    Spo e vret mendjen ky per nenat qe ikin por per 400-500 mij lekshin qe iken bashke me to!

    Përgjigju
  • Niku: 23/08/2023 15:41

    Pse s'ka kushte? Nuk ndertoi Erdogani spital te ri ne Fier?

    Përgjigju
    • Nuk ikin mjeket atje se ka kamera: 23/08/2023 16:30

      Nuk ikin mjeket atje se skane si bejne dallavere...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë