TCG Anafartalar, nëndetëse e ardhur nga Turqia ka mbërritur në Portin e Durrësit.

Nëndetësja turke që operon në kuadër të misioneve të NATO-s. Pas përfundimit të një detyre të komandës së NATOS para pak ditësh ajo ka mbërritur në portin e Durrësit.

Ky mjet luftarak bën pjesë në nëndetëset konvencionale dhe punon me bateri dhe me naftë.

Është e gjatë 62 m dhe e gjerë 6,25 m.

Peshon 1400 ton.

Ajo përdoret kryesisht për misione zbulimi dhe për asgjësimin e minave detare.

Ka në bordin e saj lëshues silurash.

Është prodhim i vitit 1995.

Në portin e Durrësit vjen për vizitë në bazë të protokollit si vend anëtar i NATOS.