Nënshkruhet marrëveshja 47 mln
euro për ujësjellësat e 7 bashkive

Nënshkruhet marrëveshja 47 mln<br />euro për ujësjellësat e 7 bashkive
Shqipëria nënshkroi tre marrëveshje me bankën gjermane KFW në kuadër të programit për financimin të infrastrukturës bashkiake me një total prej 47 milionë euro.

Ahmetaj: Përmirësojmë cilësinë për qytetarët, ndihmë ujësjellësve 
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se bëhet fjalë për projektet e furnizimin me ujë dhe kanalizimet e qyteteve Berat, Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamëz, Librazhd dhe Lushnje.
 
 “Objektivi i Programit është sigurimi i shërbimit të qëndrueshëm dhe financiarisht të përballueshëm të furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të përdorura për popullsinë e qyteteve të përfshira në program. Gjithashtu synohet përmirësimi i performancës të shoqërive të ujësjellës kanalizimeve të këtyre Bashkive”, tha Arben Ahmetaj.
 
Kredia, që do të akordohet nëpërmjet marrëveshjes në fjalë do t’i nënhuazohet shoqërive të ujësjellës kanalizimeve të qyteteve të përfshira në program, ajo ka terma të butë dhe një afat shlyerje 40-vjeçar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS