Ministria e Financave ofron 266 pozicione praktikash për studentët e Ekonomikut
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule
Ministria e Financave dhe Ekonomisë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Fakultetin Ekonomik në kuadër të Paktit për Universitetin.
MFE ofron 266 pozicione praktikash përfshirë institucionet e varësisë. Gjithashtu, janë hapur 203 pozicione vakante, ndërsa 44 pozicione janë të shpallura vakante jashtë shërbimit civil.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, theksoi mënyrën për të realizuar një përshtatshmëri më të mirë me tregun e punës, përpara se ata të dalin dhe ta kërkojnë veten në tregun e punës.
“Realizuam marrëveshjen me Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës, në mënyrë që brenda Paktit për Universitetin të realizojmë fillimin e ndërmjetësimit për studentët e ekselencës për t’u punësuar në vendet vakante që ka Ministria e Financave dhe Ekonomisë, që janë diku te 206 vende vakante, sikurse praktikat të cilat shkojnë gati në 266 mundësi për praktikantët, për çdo vit tek ne, në mënyrë që të realizojmë një përshtatshmëri më të mirë me tregun e punës përpara se ata të dalin dhe ta kërkojnë veten në tregun e punës”, u shpreh Ministrja Denaj.
Ndërsa Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, vlerësoi se kjo është një hapësirë e jashtëzakonshme për studentët e Fakultetit Ekonomik, të cilët janë më të mirë në tregun e ekonomisë në Shqipëri, që do të gjejnë hapësira praktike stazhi dhe punësimi në strukturat që mbulon Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Kërkimi Shkencor zë gjithashtu një vemendje të veçantë për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ndaj dhe do të mbështetet universiteti që nëpërmjet tërheqjes së granteve nga donatorët, aplikimit përmes fondeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit me sektorin privat të mund të ofrojë konsulencën e tij cilësore në një sërë sektorësh jetik për vendin.
Për të gjitha ka nisur puna për ngritjen e zyrës së bashkëpunimit brenda MFE, si një platformë e qëndrueshme komunikimi me studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rama: Do jetë histori suksesi për sipërmarrësit rural, si hotelet me 5 yje! Synojmë që eksportet të kapin 1 mld euro në 2030
6 Shkurt, 11:50
-
Kur do të zhbllokohen fondet e IPARD? Përgjigjet ministrja Denaj: Po plotësojmë kërkesat, pas korrikut 2025 do dërgojmë dokumentet për aplikim
13 Nëntor 2024, 16:59
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor 2024, 16:33
-
Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar
13 Nëntor 2024, 14:51
-
Denaj prezanton pr.buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural! Lançojmë skemën e Garancisë Sovrane në 2025
11 Nëntor 2024, 12:32
-
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
22 Tetor 2024, 15:10
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor 2024, 17:05
-
Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, ju përgëzoj! Rama: Hungaria, model për ne! 350 milionë euro investime
11 Tetor 2024, 14:18
-
Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj
8 Tetor 2024, 16:21
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
Hapen aplikimet, fermerët 5 javë për të bërë gati dosjet! Grante deri në 50% nga shteti
30 Shtator 2024, 15:39
-
Vendimet e qeverisë/ Miratohet 'Skema Kombëtare e Investimeve në ferma', Denaj: 50 % grant për fermerët, aplikimet nisin nga 1 tetori
18 Shtator 2024, 12:21