Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Universitetit Bujqësor dhe atij të Michiganit, Rama: Partner strategjik, ngre ura për bashkëpunimin akademik! Kim: Shqiptarët udhëhoqën botën duke strehuar afganët

TIRANË- Sot është marrë një hap tjetër konkret drejt ndërkombëtarizimit të universitetit me Memorandumin e Mirëkuptimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Michigan State University (MSU). Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit Edi Rama, ngre urat për bashkëpunimin akademik për trajnimet, kërkimin shkencor, zhvillimin e kurrikulës, sigurimin e cilësisë, duke e bërë më tej UBT një destinacion tërheqës për të rinjtë, në rrugën e reformës së ndërmarrë bashkarisht mes Rektoratit dhe Ministrisë së Bujqësisë e të Zhvillimit Rural. Kryeministri Rama tha se kjo lidhje e krijuar në një moment të vështirë, të jetë një impakt i rëndësishme në jetën e këtij Universiteti.

‘Kjo lidhje e krijuar në një moment të vështirë të mos tretej, por të kthehej në një lidhje të përhershme dhe me një impakt të rëndësishme në jetën e këtij Universiteti. Ky universitet është një nga universitet e të ardhmes për të mos thënë që është Universiteti i të ardhmes. Universiteti i Michiganit partner strategjik i UBT-së. Kjo që ndodh sot është një moment domethënës. Është një luftë që na tregon sesa nevojë do të ketë gjithmonë e më shumë bota për dijen dhe për zhvillimin e qëndrueshëm në funksion të garantimit të mundësisë së të jetuarit normalisht të popullatës. Të gjithë burimet natyrore janë të kërcënuara nga rritja eksponenciale e popullsisë. Arsye pse jemi mbledhur këtu është themelore që ne ti japim këtij universiteti për të përshpejtuar adoptimin dhe modernizimin, duke shfrytëzuar burimet njerëzorë të universitetit. Këtu ka një kapacitet burimesh për shkak të traditës dhe eksperiencës. Ne duam që brenda këtij 10 vjeçari, deri në 2030 ky këtu të jetë Universiteti simotra apo sivëllau i Universitetit të Vjenës. Kjo është plotësisht e mundur. Ne do vazhdojmë punë me rektorin, i cili ka një energji të admirueshme. E shikoni që edhe kur mban fjalime bën çmos që të thotë sa më shumë në njësinë e kohës. Është kënaqësi për mua, sepse unë i kam tmerr njerëzit që flenë gjumë dhe nuk dinë të punojnë. Është kënaqësi kur rektori me ngacmon dhe më thotë që duhet kjo apo ajo.'- tha Rama.

E pranishme, ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila tha se në kohën kur shpërtheu dhuna në Afganistan, ishte pikërisht Shqipëria ajo që udhëhoqi botën duke hapur dyert e shtëpisë për të strehuar afganë. Miqësia midis dy Universiteteve duket se pati urë lidhëse studentët afganë që ndodhen në Shqipëri dhe që pas studimeve do të udhëtojnë në SHBA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:18
‘Rroftë miqësia shqiptaro-afgane’, Rama ironi me rektorin e UBT-së, pasi i bëri një lumë me lavdërime: Foli si në kohën e PPSH-së! Yuri Kim: Përkthimi nuk ishte në rregull

Gjatë një takimi me përfaqësues të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe të Universitetit të Michiganit, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta. Kreu i qeverisë, ironizoi fjalimin e rektorit të UBT-së, duke i hequr paralelizëm me fjalimet që bëheshin në kohën e komunizmit në Shqipëri përballë sekretarit të partsë. Kjo pasi rektori Fatbardh Sallaku, vlerësoi kreun qeverisë për strehimin e refugjatëve afganë, ndërsa nuk i kurseu as lavdërimet.

“Na vjen mirë që jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori ju garantojmë zonja ambasadore. Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë dhe i thotë rektori i vjetër ju garantojmë shoku sekretar që ne do punojmë. Faleminderit shumë. Këto kisha unë. Rroftë miqësia shqiptare”, u shpreh Rama.

Yuri KimJam e sigurt që përkthimi nuk ishte në rregull.

Edi Rama: Do pushohet përkthyesi tani.

Ora 11:52
Marrëveshje mes Universitetit Bujqësor e Michiganit për studimin e afganëve, Kim: Shqipëria udhëhoqi botën kur hapi dyert për të strehuar refugjatët

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha se në kohën kur shpërtheu dhuna në Afganistan, ishte pikërisht Shqipëria ajo që udhëhoqi botën duke hapur dyert e shtëpisë për të strehuar afganë.

Ajo e bëri këtë deklaratë nga UBT gjatë një takimimi për ndërkombëtarizimin e universiteteve tona me Memorandumin e Mirëkuptimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Michigan State University (MSU).

"Sot festojmë lidhjen e veçantë të shqiptarëve, amerikanëve dhe afganëve dhe rritjen e dhe fuqizimin e njeri-tjetrit. Shqipëria dhe SHBA kanë punuar së bashku për të rritur arsimin. Të gjithë kemi parë të tmerruar dhënën që shpërtheu në Afganistan, ndaj shumë u detyruan të iknin nga vendi i tyre. Shqipëria udhëhoqi botën duke hapur dyert e shtëpisë për të strehuar sa më shumë afganë. Nuk do e harrojë kurrë mikpritjen dhe humanizmi që ka treguar Shqipëria. Ky është një vlerësim për të gjithë popullin shqiptar, është merita e tyre. Kjo nuk u bë për shkak të politikave apo llogarive, por për shkak të karakterit shqiptar, kjo është ajo që jeni ju. Duhet t'iu ndjekim me admirim. Shqipëria dënoi globalish agresionin rus nga Ukrainës. Qeveria e SHBA, Shqipërisë, Universiteti i Miçigan dhe UBT jemi këtu sot që ata që kanë ardhur nga Afganistani të vazhdojnë studimet e tyre në SHBA njësoi sikur të ishin në SHBA. Ky është një program materi që do të bëhet . Ne festojë jo vetëm suksesin e studiuesve, por edhe një partneritet të ri mes dy universiteteve. Ky partneritet do të ndërtojë ura për pedagogëve, nxënësve, do të bëhen shkëmbim njohurish.  Zyrtarisht SHBA dhe Shqipëria vendosën lidhje diplomatike 100 vite më parë, por gjithmonë kemi qëndruar pranë njeri-tjetrit.", tha Kim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/03/2022 00:03

    Z.Rama,e pame eliten intelektuale afgane qe strehove! Tani te ka ardhur ne Vlore nje ing.berthamor ukrainas qe po kerkon pune.Jepi vendin qe e meriton.Eshte turp qe nje shkencetar i ketij niveli te beje nje pune te rendomte.Merr shembull nga Amerika qe pas LIIB morri gjithe shkencetaret me te mire te Gjermanise e Italise,etj,Juve ju erdhi e mira vete ne dere dhe nuk po e kuptoni.Ju lutem /SHQIPTARES/,percilljani kete mesazh z.Rama!

    Përgjigju
  • ana: 18/03/2022 12:17

    Arsimimi po merr nje mase te gjere e cila kohe me pare nuk mendohej te arrinim ne keto hapa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja