Nënshkruhet marrëveshja për aderimin e Shqipërisë në nismën “Green Bridge”

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka firmosi sot aderimin e Shqipërisë në nismën "Green Bridge"
TIRANË, 25 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, firmosi sot aderimin e Shqipërisë në nismën "Green Bridge".
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë gjatë takimit që Ministri Koka zhvilloi me Ministrin e Mjedisit dhe të Ujërave të Kazakistanit, Nurlan Kapparov, në ambjentet e Ministrisë së Mjedisit.
Gjatë takimit Ministrat shkëmbyen edhe draftin e parë të një Memorandumi Bashkëpunimi midis Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Burimeve Ujore të Kazakistanit, në fushën e Mjedisit dhe sektorët kryesorë të tij. "Rasti më i mirë i nënshkrimit zyrtar të këtij dokumenti do të jetë gjatë vizitës që do të kryejë Presidenti i Kazakistanit në Shqipëri", u shpreh Ministri Kapparov.
Nga ana e tij, Ministri Koka, pasi vlerësoi hapin e parë drejt bashkëpunimit mes dy ministrive të mjedisit në Shqipëri dhe Kazakistan, theksoi rëndësinë e pjesmarrjes së vendit tonë në programin ndërkombëtar "Green Bridge" ku aderojnë edhe shtete të tjera të rëndësishme.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka firmosi sot aderimin e Shqipërisë në nismën "Green Bridge"
"Vlerësoj përfshirjen e Shqipërisë në këtë program si një hap drejt ekonomisë së gjelbërt. Ndonëse një shtet në zhvillim do të bëjmë përpjekjet tona për promovimin e investimeve inovative, shfrytëzimit me efikasitet të sektorit privat apo zhvillimin dhe përshtatjen e teknologjive të pastra", u shpreh Ministri.
Gjatë takimit Ministri Koka ftoi të gjithë investitorët kazak për investime në Shqipëri. Ai siguroi homologun e tij se investitorët e huaj do të gjenin nga ana e shtetit shqiptar një klimë mjaft të favorshme sigurie, besimi dhe bashkëpunimi për zhvilllimin e biznesit të tyre.
Takimi i Ministrit të Mjedisit të Kazakistanit me Ministrin e Mjedisit të Shqipërisë, është në kuadër të një vizite që një delegacion i nivelit të lartë nga Kazakistani po zhvillon në vendin tonë. /a.ke/
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës