Në një kohë kur Aciacioni Civil në të gjithë botën, po kalon një periudhë shumë të vështirë për shkak të masave parandaluese kundër COVID-19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerëson dhe nxit bashkëpunimin e ngushtë midis autoriteteve të Aviacionit Civil të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Albcontrol dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigimit Ajror e Kosovës, kanë nënshkruar sot në Prishtinë, një Marrëveshje për koordinimin e trafikut ajror midis Tiranës dhe Prishtinës. Marrëveshja është lidhur në kuadër të projektit "Mbledhja për Normalizimin e Aviacionit të Ballkanit" (BANM), të udhëhequr nga NATO.
Ky është një hap i rëndësishëm për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës, pasi korridori i ri ajror do të shkurtojë me rreth 15 minuta fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" dhe si rrjedhojë do të rrisë përfitimet e udhëtarëve, do të ulë kostot operacionale të kompanive ajrore dhe emitimet e karbonit drejt një aviacioni më të gjelbërt.
Shqipëria, si vend i rajonit dhe anëtar i NATO-s ka dhënë kontributin e saj të vazhdueshëm në kuadër të projektit NATO BANM në normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit, me theks të veçantë - hapësirës ajrore të Kosovës.
Nënshkrimi i Marrëveshjes midis Albcontrol dhe ASHNA do të pasohet me hapjen e korridorit ajror midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo Marrëveshje është negociuar nga grupet tona të ekspertëve në koordinim të ngushtë me NATO-n dhe me përkrahjen parezervë të Qeverisë Shqiptare.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Shqiptarët më të 'frikësuarit' në rajon nga inteligjenca artificiale
25 Dhjetor, 12:46
-
E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025
25 Dhjetor, 09:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor, 07:51