Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor

Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor

Foto nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes

Banka e Shqipërisë nënshkroi sot (10 janar 2025) marrëveshjen e bashkëpunimit me Bankën e Italisë dhe tri banka qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor për krijimin e një sistemi pagesash të shpejta.

Me anë të një njoftimi për shtyp, BSH, bën të ditur s në ambientet e “Pallatit Koch” në Bankën e Italisë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mbi nisjen e projektit për krijimin e sistemit të pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë ceremoni morën pjesë Guvernatori i Bankës së Italisë, Fabio Panetta, dhe zëvendësguvernatorja, Chiara Scotti, së bashku me guvernatorët dhe zëvendësguvernatorët e bankave qendrore të Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon që Banka e Italisë të ofrojë një sistem pagesash të shpejta të bazuar në një kopje të shërbimit TIPS, e cila është platforma evropiane për shlyerjen e pagesave në kohë reale, e projektuar, krijuar dhe administruar nga Banka e Italisë në emër të Eurosistemit. Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, i janë bashkuar kësaj iniciative, e cila është miratuar nga Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE). (Maqedonia e Veriut ruan të drejtën për t’ju bashkuar kësaj iniciative në një datë të mëvonshme).

Platforma e re, e cila do të jetë funksionale brenda 18 muajve nga nisja e punës – e planifikuar për javët e ardhshme – do të mundësojë kryerjen e pagesave në të gjitha monedhat e vendeve pjesëmarrëse. Menjëherë pas nisjes së fazës së zbatimit, do të zhvillohen dhe funksione të tjera. Gjithashtu, platforma do të krijojë një lidhje dypalëshe për shlyerjen e pagesave midis zonës gjeografike ku TIPS operon dhe zonës së Ballkanit Perëndimor, duke përdorur një zgjidhje teknologjikisht të përparuar dhe me kosto të ulëta.

Nënshkrimi i marrëveshjes është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me sistemin financiar të Bashkimit Evropian.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos