Nënshkruhet në Izrael marrëveshja 2-vjeçare mes Shqipërisë dhe OBSH-së për rajonin Europian! Prioritet, integrimi i shërbimeve socio-shëndetësore

Nënshkruhet në Izrael marrëveshja 2-vjeçare mes Shqipërisë dhe OBSH-së për rajonin Europian! Prioritet, integrimi i shërbimeve socio-shëndetësore

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe OBSH Europë

Ditën e sotme, Shqipëria dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë për Rajonin Europian kanë nënshkruar marrëveshjen 2-vjeçare, me fokus mbështetjen për rritjen e aksesit drejt mbulimit shëndetësor universal, forcimin e kujdesit parësor, përgjigjen ndaj emergjencave shëndetësore dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqenies.

Marrëveshja është nënshkruar në Tel Aviv nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Hans Kluge, Drejtor i OBSH për Europën, në vigjilje të Sesionit të 72-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, që mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

“Kemi nënshkruar marrëveshjen 2-vjeçare mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën. Një marrëveshje shumë e rëndësishme sepse vendos në zbatim të mëtejshëm të gjithë komponentët që ne i kemi përshkruar në Planin tonë të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë ‘20-‘30.

Shumë të rëndësishëm për të specifikuar komponentin dhe objektivin tonë madhor të mbulimit shëndetësor universal, nëpërmjet rritjes së aksesit dhe cilësisë së shërbimeve, duke filluar nga kujdesi parësor, duke i dhënë një fokus integrimit të shërbimeve sociale me shërbimet shëndetësore. Një model që Shqipëria po e aplikon falë edhe një strategjie por edhe një filozofie të re për të vajtur në zemër të komuniteteve dhe për t’u përgjigjur me shërbim shëndetësor dhe shërbim social të integruar”, tha Manastirliu.

Një tjetër pikë që është diskutuar mes ministres Manastirliu dhe Dr. Kluge ishte forcimi i burimeve njerëzore.

“Forcimi i burimeve njerëzore është një komponent shumë i rëndësishëm dhe për këtë patjetër të gjithë së bashku, nën lidershipin e Dr. Hans Kluge do të bëjmë të mundur që të kemi dhe të rijetësojmë një plan, përsa i përket forcimit të burimeve njerëzore, për të siguruar një kujdes shëndetësor sa më cilësor dhe efektiv për qytetarët tanë”, tha Manastirliu.

Në fjalën e tij Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge, vlerësoi Shqipërinë e vuri theksin tek forcimi i kujdesit shëndetësor parësor.

“Marrëveshja e re 2 vjeçare përmban prioritete të qarta që kanë si qëllim rritjen e potencialit të kujdesit shëndetësor parësor.Ju shquheni edhe në rajon për udhëheqjen dhe drejtimin në bashkërendimin e shërbimit shëndetësor dhe atij social, përmes kujdesit parësor.

Do të kisha dashur të nxirrja mësime nga ajo përvojë, ku siç doli qartë në pah gjatë pandemisë Covid, në shumë vende pavarësisht nivelit të të ardhurave, lidhja mes shërbimit social dhe atij shëndetësor ishte e cunguar. Mbi gjithçka, rëndësi të veçantë mbart lidershipi, të cilin ju e përvetësoni më së miri”, tha Kluge.

Marrëveshja 2-vjeçare e bashkëpunimit është një kornizë praktike për bashkëpunim, me qëllim arritjen e objektivave të Programit të Trembëdhjetë të Përgjithshëm të Punës 2009-2013 të OBSH-së, Programin Evropian i Punës 2021-2025: Veprim i Bashkuar për Shëndet më të Mirë në Europë dhe politikat kombëtare shëndetësore të Shqipërisë.

Për më tepër, për të mbështetur përpjekjet, OBSH në konsultim me shtetet anëtare kanë miratuar Udhërrëfyesin për Shëndetin dhe Mirëqenien në Vendet e Ballkanit Perëndimor si një katalizator inovativ për të promovuar veprime transformuese dhe për të vendosur shëndetin në thelbin e agjendave politike të vendeve.

S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb