Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit Shqipëri-Turqi/ Denaj: Të rrisim shkëmbimet tregtare mes 2 vendeve

TIRANE- Ministrja e Financave Anila Denaj ka nënshkruar një protokoll bashkëpunimi në sektorin ekonomik dhe jo vetëm me Kryetarin e Komisionit të Përbashkët Ndër-Qeveritar për Bashkëpunim Ekonomik, në Turqi Muharrem Kasapoğlu. Thelbi i kësaj marrëveshje është rritja e tregtisë dhe e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Ministrja Denaj ka theksuar se duhet të nxitet më tej rritja e shkëmbimeve tregtare mes vendeve. 

“Ky bashkëpunim synon të rrisë dialogun dhe bashkëpunimin si dhe njohjen me potencial, sigurisht në të gjitha fushat si tregtia, turizmi, bujqësia arsimi dhe sporti”, u shpreh Denaj.

Protokolli i Bashkëpunimit i Sesionit të 12-të të Komisionit të Përbashkët Ndër-Qeveritar për Bashkëpunim Ekonomik Turqi- Shqipëri, po ashtu  do ti kushtojë një vëmendje të shtuar edhe arsimit profesional. Po ashtu gjatë takimeve të zhvilluara Denaj ka nënshkruar edhe vendimin e parë të 2020 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, që synon lehtësimin e shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve. 

Sipas Ministrisë së Financave shkëmbimet tregtare mes dy vendeve në 2019 arritën në 1.8 miliardë euro. Po gjatë këtij viti, importet nga Turqia arritën vlerën prej 424 milion euro, me një rritje prej 34% në peshë dhe 17.7% në vlerë krahasuar me një vit më parë. Eksportet shqiptare arritën në 14.8 mln euro ku janë eksportuar kryesisht alumin, produkte bujqësore, hekur dhe materiale minerale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje