Nënshtetësia, Berisha: Edhe Greqia
i dha pasaporta minoritetit grek

TIRANE- Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Berisha deklaroi se ligji për nënshtetësinë shqiptare do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të qershorit 2013. Duke iu referuar reagimeve në rajon, Berisha tha se kemi të bëjmë me një standard europian dhe kujton se Greqia u dha pasaportë minoritetit grek në Shqipëri dhe qeveria shqiptare nuk kundërshtoi.

”Ftoj fqinjtë të mirëkuptojnë kapërcimin e dasive një shekullore të vendosura në mënyër të padrejtë prej saj. ... Unë bëja thirrje që minoritetet të mos trajtohen si heterogjen por homogjen. Pse duhet të mohoj që ato janë grekë, qytetar shqiptarë me origjinë greke, dhe Greqia u dha pasaporta atyre.”- tha Berisha duke kujtuar se kishte kurdërshtuar vetëm në një rast kur forcat politike desh ta përdorte për qëllime elektorale “Atëherë e ngrita zërin.”- tha Berisha.

Lidhur me nënshtetësinë shqiptare do tu jepet dhe investitorëve që investojnë 200 mijë dollarë në Shqipëri dhe kjo nuk mund të quhet “shitje e shtetësisë.

“Nënshtesësi shqiptarë për kriter ekonomij do u jepet atyre që investojnë 200 mijë dollarë dhe e faktojnë tek Tatimet. Këtë e vendosi Hungaria, Mali i zi, Bullgaria. Nuk mund të ndodhë kurrë që po i shesim shtetësinë, sepse ata kanë shtetësi natyrale, por kjo duhet të jetë një veprim i përbashkët.”- tha Berisha.

RIVIZATIMI I KUFIJVE NUK ESHTE NE INTERES TE SHQIPTAREVE

Kryeministri sqaroi se Shqipëria s`ka asnjë ambicie territoriale mbi fqinjët dhe rivizatimi i kufijve nuk është në interes të shqiptarëve.

“Shqipëria nuk ka ambicie territoriale mbi fqinjët. Vizatimi i kufijve në këtë kohë nuk është në interesin e shqiptarëve. Por duke thënë këtë askush nuk duhet të mohojë që kombi shqiptar është i ndarë në 5 shtete, dhe ai që injoron këtë fakt nuk i kontribuon absolutisht stabilitetit.”- tha Berisha.
Ai kujtoi se dhe Rruga e Kombit u tentua të bllokohej.
“U përpoqën të na bllokonin ndërtimin e Rrugës së Kombit pasi kishin frikën e bashkimit të shqiptarëve, por tani Rruga e Kombit po shtrihet deri në Nish dhe kjo nuk i kontribuon vetëm shqiptarëve por edhe serbëve. Kjo rrugë është thënë se do të ndërtohet nga BE dhe unë e përshëndes këtë” tha Berisha.


ndërsa shtoi se është penguar edhe ndërtimi i rrugës së kombit nga frika e bashkimit të shqiptarëve.
“Shqipëria është një vend që nuk ka asnjë ambicie territoriale dhe kjo është e prerë dhe e qartësuar. Përkundrazi Shqipëria e ka shprehur në mënyrën më të përsëritur se vizatimi i kufijve në këtë kohë nuk është në interesin e shqiptarëve. Por duke thënë këtë askush nuk mund të mohojë që kombi shqiptar është i copëtuar në 5 shtete dhe ai që e mohon këtë fakt nuk i kontribuon stabilitetit. U përpoqën të na bllokonin ndërtimin e Rrugës së Kombit pasi kishin frikën e bashkimit të shqiptarëve, por tani Rruga e Kombit po shtrihet deri në Nish dhe kjo nuk i kontribuon vetëm shqiptarëve por edhe serbëve. Kjo rrugë është thënë se do të ndërtohet nga BE dhe unë e përshëndes këtë” tha Berisha.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'