Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos, ka ardhur edhe reagimi i Athinës zyrtar. Ka qenë ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ai që ka përshëndetur këtë vendim.

“Presidenti Meta ka marrë një vendim për t’i dhënë shtetësinë shqiptare një burri të mençur si Kryepeshkopi Anastas. Një vendim që njeh kontributin e tij të thellë njerëzor dhe për forcimin e besimit ndërmjet dy popujve tanë”, shkruan Kotzias në Twitter.

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për Janullatos vjen pas 25 vitesh në krye të Kishës Ortodokse shqiptare. Në një intervistë të pak ditëve më parë për mediat greke, Janullatos do të deklaronte se pasardhësi i tij në Kishën Ortodokse do të ishte një shqiptar. “Ne nuk jemi atje për të ndërtuar koloni greke“, ka thënë Janullatos.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com