'Nëntori i ftohtë', filmi i Kosovës bëhet pjesë e platformës botërore ‘Netfilx’

'Nëntori i ftohtë', filmi i Kosovës bëhet pjesë e platformës botërore ‘Netfilx’

'Nëntori i ftohtë'

KOSOVË- Prodhimi kinematografik i Kosovës, “Nëntor i ftohtë”, i regjisorit Ismet Sijarina është bërë pjesë e platformës botërore “Netflix” për 5 vite.

“Të dashur miq, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se duke filluar nga sot, më 26 nëntor, dhe për pesë vitet e ardhshme, do të keni mundësi të shihni filmin tonë ‘Nëntori i ftohtë’ në ‘Netflix International’ dhe ‘Netflix Europe’”, ka njoftuar regjisori Ismet Sijarina.

Megjithëse zyrtarizimi i marrëveshjes u bë tani, palët ishin dakordësuar që prej gushtit të vitit të kaluar.

“Marrëveshja me ‘Netflix’ ka qenë një proces i gjatë dhe i lodhshëm. Gjatë gjithë verës 2021 kemi punuar intensivisht në këtë marrëveshje dhe e kemi nënshkruar në fund të gushtit 2021, por nuk kemi guxuar ta publikojmë deri në ditën e premierës në ‘Netflix’”, ka thënë Sijarina për KOHËN.

“Nëntor i ftohtë” sjell një histori familjare, bazuar në ngjarje të vërteta, në një kohë të turbullt të fillimviteve ‘90 në Kosovë. Me zbatimin e masave jashtëzakonisht të ashpra të autoriteteve serbe në të gjithë aspektet e jetës, punëtorët shqiptarë u detyruan të firmosnin një përbetim, ku e pranonin Serbinë si shtetin e tyre. Në vend të kësaj, të gjithë ata që firmosën u privuan nga puna e tyre, humbën vendin e punës, sigurimet shëndetësore, fondet për fëmijët e tyre, pasuritë e tyre të patundshme.

Me skenar të Ismet Sijarinës dhe Arian Krasniqit, premiera e “Nëntorit të ftohtë” ishte dhënë në San Sebastian në vitin 2018. Ai është prodhim i “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me “Albasky Film”, “Audiohaus” dhe “Ikone” dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë. Në tetorin e vitit 2018, “Nëntor i ftohtë” kishte fituar Çmimin e Audiencës në Zürich Film Festival, ndërsa në vitin 2020, aktorja e këtij filmi, Adriana Matoshi, kishte fituar Çmimin Aktorja më e Mirë, në Festivalin e Francës, “See a Paris 2020”. Në film luajnë gjithashtu Kushtrim Hoxha, Emir Haxhihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic Lum Veseli e të tjerë.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut