Nënvariantet e reja Omicron shtojnë infektimet në Angli

Infeksionet Covid po rriten përsëri në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë shifrat e fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare  

Vlerësohet se 2.3 milionë njerëz ose një në 30 persona e ka virusin,  një rritje prej 32% në krahasim javën e mëparshme.

Rritja po nxitet nga dy nënvariante të reja të Omicron  të quajtura BA.4 dhe BA.5. Njerëzit mund të infektohen edhe nëse kanë pasur Covid më parë, ndaj zyrtarët shëndetësorë po i bëjnë thirrje kujtdo mbi 75 vjeç që nuk është vaksinuar gjashtë muajt e fundit të marrin dozën përforcuese.

BBC raporton se infeksionet po rriten në të gjitha rajonet për të gjithë grupmoshat.  Në Angli, pothuajse 9,000 pacientë me Covid u shtruan në 30 qershor  dhe ky numër është dyfishuar që nga fillimi i muajit.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar u bëri thirrje njerëzve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin vizitat tek njerëzit që janë të sëmurë.

Ekspertët janë shprehur se nënvariantet që po përhapen tani ka të ngjarë të shkaktojnë më shumë probleme. Ato mund të prekin më rëndë personat e pavaksinuar dhe të shtojnë kështu shtrimet në spital gjatë verës dhe fillimit të vjeshtës.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje