"Neomigjeniana” e Krenar Zejnos
ja si biem në kurthin kuratorial

ja si biem në kurthin kuratorial">
“Arti është universal, arti rri mirë edhe në New York, arti nuk ka atdhe”, kështu tha sot Zini Veshi, artisti i mirënjohur shqiptar, i cili jeton në SHBA. Ai është njëri ndër autorët pjesëmarrës të ekspozitës “Neomigjeniana” e kuruar nga Krenar Zejno. Kjo ekspozitë ka bashkuar 21 artistë të gjinive, teknikave dhe kombësive të ndryshme, veprat e të cilëve kuratori përpiqet t’i shoh në një kontekst të caktuar të krijuar nga vetë ai.

Zejno ka zgjedhur të kërkojë në këto vepra (të krijuara jo posaçërisht për këtë ekspozitë), elementin “migjenian”. Përmes këtyre imazheve termin letrar të kthyer në fenomen, ai tenton ta sjell në ditët e sotme, duke i vendosur titullin ekspozitës “Neomigjeniane”.  Artistët që marrin pjesë janë: Stefano Albanese, Arben Bajo, Izabela Beisert, Lume Blloshmi, Marco Fantini, Renee Fuhrer, Helidon Haliti, Edi Hila, Ardian Isufi, Idlir Koka, Genti Korini, Anastas Kostandini, Ilias Christo, Greta Dhaskali Lami, Agim Muka, Murat Keraj, Simone Pellegrini, Rakip Shabani, Zini Veshi, Gembi Xerxa, Enkelejd Zonja. Kuratori Krenar Zejno,ftoi mediat dhe publikun të gjejnë një këndvështrim të ri përmes artit të imazhit, atë neomigjenian, duke i nxitur të shohin dhe perceptojnë më thellë si veprën në imazh, ashtu edhe veprën e shkruar të Migjenit:

“Në dallim nga ç’mund të vijë në mend apriori, një jubile i Migjenit, apo një honorifikm i tij, asnjë nga këto vepra nuk ka një posaçmëri, nuk ka një qëllim që të ilustrojë Migjenin në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por prej Migjnit është huazuar një koncept. Termi “Migenian” është shumë i njohur dhe gjendja që ai përshkruan shpesh në shkrimet e tij, mund të shfaqet fare kollaj edhe tek një artist i huaj i cili nuk e ka njohur kurrë Migjenin, por diku mund ta mbart, apo rikonfirmojë atë.”, u shpreh ai.

kultur

Eskpozita sipas konceptit të kuratorit Zejno lidhet me përkime apo koiçidenca të tjera, duke u përzgjedhur për të qenë pjesë të kësaj ekspozite. “Ndoshta edhe subjekti në tabllo është në një kontekst tjetër, edhe qëniet e fshehura në një tabllo janë të një vendi tjetër, por megjithatë ata mund të bashkohen nga një lloj dramaciteti migjenian, apo një lloj poeticiteti migjenian që mbart këto element për të cilët ne kemi nevojë t’ju vendosim mbiemra, pra ti quajmë “migjenian”.”, tha Zejno.  Duke parë se asnjë tablotë nuk lidhet drejtëpërdrejtë me Migjenin biem në një kurth kuratorial, ku gjendemi përballë tablove mw tw mira, tw artistwve mw tw mirw shqiptarw. Kwto tablo siç thotë kuratori “janë pafajësisht aty, por në një përbashkësi; kur një shenjues është e udhës të vendosë një thelb, që mund të jetë qoftë edhe një dinakëri kuratoriale apo si në rastin e një jubileu kërkon të bëjë bashkë artin e letërsisë me artin imazhit”.  ”Ekspozita do të mbyllet më 16 Nëntor 2015.

kultur

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve