Nepal, njihuni me fshatin
ku çdo njeri shet një veshkë

Nepal, njihuni me fshatin<br />ku çdo njeri shet një veshkë<br>
Fshati Hokse në Nepal i quajtur ndryshe “fshati i veshkave” pikërisht për faktin se në këtë fshat pothuajse te gjithë banorët e kanë shitur njërën veshkë të tyre.

Ky fenomen që ka prekur këta banorë ka ardhur si pasojë e mashtrimit që iu është bërë nga disa trafikantë të organeve njerëzore.

Trafikantët shfrytëzojnë kushtet e mjerueshme të tyre si dhe nevojën që ata kanë për para, duke i bindur që të heqin  njërën veshkë të tyre dhe më pas e nxjerrin në shitje në tregun e zi.
Këta trafikantë i mashtrojnë në atë mënyrë që ata të besojnë që veshka e tyre do të rritet sërish dhe se nuk kanë nevojë për të pasur që të dyja veshkat, u nevojitet vetëm njëra.
Në fillim ata mashtrojnë familjarët e atij që duan ti marrin veshkën, e më pas fitojnë dhe besimin e tyre.
Shpesh herë banorët e këtij fshati janë gënjyer duke iu thënë se ata kanë nevojë për një ndërhyrje, operacion dhe veshka iu është hequr pa iu thënë asgjë në lidhje me këtë rast.
Por në rastet kur ata e heqin me vetëdije, marrin një shpërblim prej 2 mijë dollarë, një shifër kjo tepër modeste në krahasim me të ardhurat mesatare që merren në këtë zonë. Por nuk kanë munguar edhe rastet kur ata kanë marrë një shpërblim vetëm prej 150 euro.

[gallery]25576[/gallery]

(a.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit