Prej kohësh në mediat rozë po aludohet se Kiara Tito është shtatzënë. Kiara i nxiti më shumë thashethemet me deklaratën që bëri së fundmi në hapje të “DWTS Fan Club”, ku Kiara përmendi se i shkon neps nga pjatat që sheh në Instagram ku njerëzit i bëjnë tag.
Deklaratë, e cila u mor si konfirmim nga ana e moderatores por shoqja e saj e ngushtë, Liesa ka dhënë versionin e saj në këtë histori dhe ‘lumë’ aludimesh.
E ftuar për të folur për këtë temë ka qenë sot në “Ftesë në 5”, Liesa tha se Kiara si person ka shumë neps gjithmonë dhe deklaratën në “DWTS Fan Club” e bëri në formë shakaje.
“Kiara edhe pse është shumë elegante, ka shumë neps, gjatë gjithë kohës do të provojë diçka. Njerëzit menjëherë e lidhën me shtatzëninë meqë po përflitet për këtë. Por aq shumë sa është shkruar për shtatzëninë, Kiara do kishte lindur nja 5 herë deri tani. Nëse do ishte, do kishim parë ndonjë bark të rrumbullakosur”, tha Liesa.
Sakaq duhet theksuar se nuk ka ende një konfirmim nga ana e çiftit Luiz dhe Kiara.