TIRANË, 15 Dhjetor/ATSH/.- Ndryshimet dhe shtesat e propozuara nga qeveria në ligjin "Për nëpunësin civil", të depozituara në parlament në muajt e parë të këtij viti, do të merren në shqyrtim pasditen e sotme nga komisioni parlamentar i Ligjeve.
Dy draftet e përcjella në Kuvend, respektivisht në muajin shkurt dhe mars, parashikojnë ndërhyrje të rëndësishme në ligjin në fjalë. Por, ndërsa një shtesë në ligj, e propozuar në muajin mars nga qeveria synon një kalim formal të punonjësve të një institucioni me statusin e nëpunësit civil, pr/ligji tjetër prek thuajse thelbin e ligjit bazë, i miratuar në prill 2013 në parlament me konsensusin e të gjitha palëve politike.
Përmes tij, preken shtyllat kryesore të ligjit të miratuar në vitin 2013, që lidhet me garancinë që fitonte nëpunësi civil për të mos u larguar nga shërbimi pa arsye të qenësishme. Gjithashtu ky projektligj rrëzon të gjitha barrierat për largimet nga puna, siç janë rastet e ristrukturimit apo mbylljes së institucioneve apo pamundësia për të bërë rekrutime jashtë sistemit, duke i dhënë prioritet karrierës në administratë. /a.s/ /a.g/
/Shqiptarja.com