Nëpunësi civil, PD: Qeveria mban
peng vendimin e Kushtetueses

Nëpunësi civil, PD: Qeveria mban<br />peng vendimin e Kushtetueses
TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Bylykbashi ka akuzuar qeverinë se po mban peng vendimin e gjykatës kushtetuese për nëpunësin civil, me qëllim që të vazhdojë me politikat e saj të spastrimit të punonjësve.
 
“Kushtetuta përcakton se vendimi hyn në fuqi pasi botohet në Fletoren Zyrtare. Ligji detyron Qendrën e Botimeve Zyrtare ta botojë atë brenda 10 ditësh. Gjykata Kushtetuese e ka dërguar vendimin të zbardhur që në datë 5 Shkurt.
Sot kanë kaluar 8 ditë nga skadimi i afatit më datë 15 shkurt, dhe vendimi vazhdon të mbahet peng me urdhër të Kryeministrit”- u shpreh Oerd Bylykbashi.
 
Për partinë demokratike kjo është një vepër penale dhe i vetmi përgjegjës për të është kryeministri i vendit Edi Rama.
 
“Përgjegjësi mban Kryeministri dhe qeveria e tij që janë dirigjentët e këtij skenari të shëmtuar anti-ligjor e anti-kushtetues në realizimin e planit të tyre për ta vënë administratën nën kontroll partiak”-tha demokrati

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

'Revolucioni i Qershorit 1924!' Sonte në 'Elektroshok' ora 22:00 në Report Tv, një emision nga profesor Ardian Ndreca

'Revolucioni i Qershorit 1924!' Sonte në 'Elektroshok' ora 22:00 në Report Tv, një emision nga profesor Ardian Ndreca